• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË “DON BOSKO”/ Gjykata e Tiranës cakton “arrest me burg” për njeriun e afërt të Ervis Martinajt
Home
Breaking News

VRASJA NË “DON BOSKO”/ Gjykata e Tiranës cakton “arrest me burg” për njeriun e afërt të Ervis Martinajt

9 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranes ka vendosur arrest me burg për Nikollë Sherrnikun i akuzuar për krijim të kushteve për të kryer atentatin me armë në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë Mimoza Paja.

Nga hetimet ka rezultuar se Sherrniku është personi që i dorëzoi ekzekutorëve targën e automjetit BMW seria 5, që dyshohet se u përdor në krim dhe më pas u gjet e djegur. Targa rezulton të jetë marrë në Gjermani nga Sherrniku, gjë që është konfirmuar përmes letër porosisë së ardhur nga autoritetet gjermane dhe dëshmisë së një shqiptari që ka shpjeguar se Sherrniku ka marrë 3 targa në Gjermani.

Këto targa sipas prokurorisë ai i ka ruajtur për t’i përdorur më pas në ngjarje kriminale dhe për këtë shkak ai dyshohet për veprën penale të “krijimit të kushteve për kryerjen e vrasje”.

Vetë ai ka refuzuar të japë shpjegime se cilët janë personat që ai u dorëzoi targën.

Sherrniku është vetëdorëzuar në dhjetor të 2020, pasi akuzohet se i ka dhënë një automjet Brilant Martinajt, i cili në atë kohë u akuzua për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela. Një muaj pasi Brilant Martinaj u ekekutua në atentatin e mbikalimit të Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha e Dikler Vata, Nikoll Sherrniku u arrestua teksa qarkullonte me municion luftarak dhe automjet të blinduar, ndërsa dyshohet se ishte nisur për të kryer një atentat.

Në atë kohë mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martinaj ishte zhdukur pa gjurmë dhe edhe sot fati i tij mbetet mister. Sherrniku është një prej njerëzve më të besuar të tij dhe lidhja e tij me ngjarjen e Don Boskos, dëshmon sipas policisë se kjo ngjarje është kryer në shenjë hakmarrjeje ndaj atentateve të vazhdueshme të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë e Lezhë ku në shënjestër ishin njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET MARRËVESHJA PËR AZIL KËRKUESIT/ Vendet që nuk do të pranojnë emigrantë do të paguajnë 20 mijë Euro
Previous article DRAFTI I RAMËS/ Kreu i LDK: S’e kuptojmë motivin! S’ka asnjë vlerë pa autorësinë e Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT