• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri ne 31 gradë
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri ne 31 gradë

9 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqeanike vijojnë ndikimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa mesdita dhe pasditja mbizotërohen nga vranësira të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshërit në juglindje të territorit. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga kthjellime dhe vranësira konvektive ku herë pas here do të gjenerojnë shira në formë shtërngate. Probematike situata do të paraqitet në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore nga stuhite e forta të erës dhe rrebeshet e shiut. Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku vranesirat do të jenë dominante deri në mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te forte. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e vranësirave por pritet ndërpreje e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të pesojne renie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqiten; Europa veriore, Gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore ku moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jenë dominante ndërsa si pasojë e një qëndre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në detin Adriatik, Gadishulli i Ballkanit do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtërngate. Po ashtu, Alpet e Evropës si edhe zonat përreth tyre do të dominohet nga vranësira, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI/ Bota po ngrohet në mënyrë të paprecedentë, pasojat do të jenë të rënda
Previous article DETAJET/ Gratë shqiptare viktima të krimit në Itali, historitë e trishta pas vrasjeve të tyre

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT