Gjykata e Posaçme vendosi ta lejë në burg ish kryebashkiakun e Durrësit , Vangjush Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre.
Ndërsa për topografin Adrian Bulkun, gjykata e posaçme nga arrest me burg vendosi arrest shtëpie. Për Diana Dedjan, specialiste e Urbanistikës në bashkisë e Durrësit u vendos masa detyrim për t’u paraqitur.
Kurse për të akuzuarit e tjerë, masa nuk ka ndryshuar. Në burg janë lënë edhe Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të krer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”; Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k. nën akuzë për “falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”; Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”; Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”; Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike, nën akuzë për “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”; Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim” dhe Firzilet Hajdëri, nën akuzë për “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.


