• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI I DIGËS/ Zelenskyy viziton zonat e përmbytura në rajonin e Khersonit
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIMI I DIGËS/ Zelenskyy viziton zonat e përmbytura në rajonin e Khersonit

8 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Mijëra njerëz po vuajnë pasojat e përmbytjeve në rajonin e Khersonit, në Ukrainë, pas shkatërrimit të digës në Kakhovka. Presidenti Zelenskyy pa nga afër disa zona të përmbytura, ndërsa kërkoi ndihmën e organizatave ndërkombëtare që të vepronin në zonat që kontrollohen nga frocat ruse. Sipas ekspertëve shembja e digës në një zonë që Moska e ka kontrolluar për më shumë se një vit dhe zbrazja e rezervuarit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peisazhin në zonë si dhe ka ndryshuar dinamikën e luftës 15-mujore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy vizitoi të enjten rajonin e Khersonit, ku mijëra njerëz po vuajnë pasojat nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës në Kakhovka. Në një video të postuar në rrjetin Telegram, presidenti ukrainas diskuton me zyrtarët e tjerë për evakuuimet, mundësitë që të rindërtohet pjesa e shkatërruar e digës si dhe situata ushtarake në zonë.

“Ne kemi nevojë për ndihmë nga organizatat ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që t’i bashkohen menjëherë operacionit të shpëtimit dhe të ndihmojnë njerëzit në pjesën e pushtuara të rajonit Kherson. Çdo person që vdes atje është përgjegjësi e organizatave ndërkombëtare që kanë harruar si të shpëtojnë jetë. Nëse tani nuk ka asnjë organizatë ndërkombëtare në zonën e kësaj fatkeqësie, do të thotë se ajo nuk ekziston fare, ose është e paaftë për të funksionuar”, tha presidenti i Ukrainës gjatë një fjalimi.

Pas shkatërrimit të digës dhjetëra fshatra janë të përmbytura dhe nuk ka asnjë shenjë jete. Rusia akuzoi Ukrainën për bombardimin e strukturës, e cila ishte nën kontrollin e Moskës, ndërsa Kievi pretendon se Rusia e hodhi në erë nga brenda.

Shembja e digës në një zonë që Moska e ka kontrolluar për më shumë se një vit dhe zbrazja e rezervuarit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peisazhin në zonë si dhe ka ndryshuar dinamikën e luftës 15-mujore, thonë ekspertët.

Në dy fshatra, që janë pranë pranë digës dhe që ishin nën kontrollin e forcave ruse, Dnipryany dhe Korsunka, uji ka arritur deri në çatitë e shtëpive.

Pavarësisht akuzave të ndersjella ekspertët thonë se struktura ishte në gjendje të keqe, gjë që gjithashtu mund të ketë çuar në shembjen e saj. Sipas tyre në zonë nuk kishte shenja tipike të një sulmi me raketa.

Lumi Dnieper është pjesë e vijës së parë të luftës dhe shumë njerëz tashmë ishin larguar nga zona për shkak të luftimeve. Ukraina mban bregun perëndimor, ndërsa Rusia kontrollon anën lindore më të ulët, e cila është prekur më shumë nga përmbytjet./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Shqiptari në ishullin grek akuzohet për përdhunimin e ‘shoqes’ britanike, por lihet i lirë...
Previous article MESSI ZGJODHI INTER MIAMI/ Xavi: Leo kurrë nuk ka paqe, ndikoi presioni që pati në Paris

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT