• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES! Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve të këqija
Home
Shëndet

KUJDES! Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve të këqija

8 June, 2023 s.autor Shëndet

Konsumi i frutave dhe perimeve për mbrojtjen e organizmit nga inflamacioni apo sulmet e jashtme është gjithnjë një hap i mirë.

Të gjitha frutat dhe perimet janë të shëndetshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.

Disa perime në veçanti janë më të mira për trupin dhe kundër tumoreve veçanërisht të zorrës.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Immunity, zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë lakra, lulelakër e lakra të vogla, ose siç quhen lakra Brukseli, janë më të mbrojtur.

Një regjim ushqimor që nuk përfshin këto perime e bën njeriun një shënjestër më të lehtë të kësaj sëmundjeje.

Sipas studiuesve, të cilave u referohet AgroWeb.org, metabolizimi i këtyre perimeve shoqërohet me formimin e një substance. Kjo substancë pengon zhvillimin e tumoreve në trup.

Studiuesit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për rolin e perimeve të tilla kundër inflamacionit. Por zbulimi i këtij mekanizmi mbrojtës është diçka e re.

Njerëzit që nuk konsumojnë këto perime, preken më lehtë nga inflamacioni i zorrëve, i cili përbën pikënisjen e sëmundjeve të këqija.

Më shumë perime në ushqimin tuaj

Shkencëtarët thonë se konsumi i perimeve të lartpërmendura është i këshillueshëm për njerëzit e predispozuar të preken nga sëmundjet tumorale.

Ato duhet të jenë prioritet sepse shmangin këto sëmundje që në gjenezë, pra duke penguar formimin e inflamacionit në stomak dhe në gjithë trupin.

Këto perime i bëjnë mirë organizmit dhe shmangin një sërë sëmundjesh të tjera. Këtu përfshihet artriti, disa lloje tumoresh, diabeti, sëmundjet e zemrës e të tjera.

Perimet në fjalë e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundjet e trurit që janë të lidhura me inflamacionin në stomak.

Perimet e familjes botanike Brassica përfshijnë brokolin, lulelakrën, lakrat e vogla, lakrën e shumë barishte të egra.

Vlerat e tyre qëndrojnë të paprekura nëse i gatuani të pjekura ose të kaurdisura shumë lehtë me pak vaj ulliri dhe kripë. /Agroweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT KUVEND/ Ina Zhupa interpelancë me ministren Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike
Previous article SHISTE DROGË JASHTË SHKOLLAVE NË GREQI/ Prangoset 66-vjeçarja shqiptare. Ja çfarë iu gjet në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT