• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Pastronte miliona euro përmes “Real Estate”, si u “dogj” Thanas Bako, “koka” e financave të kartelit të kokainës
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Pastronte miliona euro përmes “Real Estate”, si u “dogj” Thanas Bako, “koka” e financave të kartelit të kokainës

8 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i Europol në Greqi që çoi në arrestimin e 52 vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako alias Athanasios Bako, i cili përmes një kompanie “Real Estate” pastronte paratë e trafikantëve të kokainës në Holandë e Belgjikë.

Sipas informacioneve më të fundit të siguruara nga grupi hetimor, rreth 6 muaj më parë autoritetet holandeze kanë zbuluar në aplikacionet e komunikimit të një grupi trafikantësh kokaine, një kontakt me 3 gërma, i cili kryente pastrimin e parave.

Ky kontakt përdorte një metodë alternative të transferimit të parave, me ndërmjetësimin e personave, si sistemi hawala, dhe mënyra tjetër e trajtimit ishte me një “korrier” cashi për të mbledhur dhe dorëzuar paratë, i cili çdo ditë e informonte atë për “bilancin” e arkëtimeve dhe pagesave.

Policia holandeze i kreu këto hetime në kuadër të operacionit të koduar “Klaver”, duke arritur të zbulojë se pas kontaktit me 3 gërma fshihej emri i Thanas Bako alias Athanasios Bako, 52 vjeç me shtetësi shqiptare e kombësi greke, lindur në Sarandë, Shqipëri dhe banues në Glifadha, Greqi. Në bazë të komunikimeve në aplikacionet Encrochat, Sky ECC dhe Anom, u zbulua veprimtaria e Bakos në periudhën Qershor 2020 – Maj 2021, ku përllogaritet të jenë qarkulluar rreth 250 milionë euro. Policia greke, e cila ka nisur gjithashtu hetim ndaj Bakos, ka zbuluar se kompania e tij Real Estate, në të cilën Bako zotëron 99 % të aksioneve, ka në pronësi të paktën 13 apartamente në zonën e Dafnit dhe Ilioupolit. Kontrollet në banesë i zbuluar valuta të 9 llojeve të ndryshme me vlerë në total rreth 16.000 euro ndërsa i janë zbuluar llogari bankare në vlerën rreth 70 mijë euro. Në banesë gjithashtu ju sekuestruan edhe 2 ora luksoze me vlerë rreth 100 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ARRESTUAR PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Vangjush Dako del sot para GJKKO
Previous article PARASHIKIMI/ Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT