• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BEQIRAJT NË VLORË/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Elton Hajnajn
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BEQIRAJT NË VLORË/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Elton Hajnajn

7 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për autorët e vrasjes së Tauland Beqirajt, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2021 në Vlorë.

Gjykata la në fuqi dënimin me 14 vite burg për Elton Hajnajn. Ai u dënua me 21 vite burg, por ndaj tij u zbatua gjykimi i shkurtuar, duke përfituar uljen e 1/3-tës së dënimit. Dënimet u lanë në fuqi edhe për dy personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Hajnajt, Skerdian Gabrani dhe Andi Jonuzaj. Gabrani ishte dënuar në shkallën e parë me 6 vite burg, ndërsa Jonuzaj me 4 vite burg.

Për këtë ngjarje u dënua me 6 vite burg edhe miku i viktimës, me iniciale S.Z, i cili pas vrasjes së Beqirajt qëlloi në drejtim të autorëve që u larguan me makinë.
Si ndodhi atentati ndaj Beqirajt?
Vrasja e Taulant Beqirajt u krye në një nga zonat më të populluara të Vlorës, në rrugën Transballkanike, pranë Gjykatës së Apelit. Atentati u krye kur viktima, asokohe 31 vjeç, ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Nga pamjet filmike të siguruara, autori i vrasjes zbriti nga një mjet, i maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, autori u përpoq të largohej me makinë, por u arrestua në një prej rrugëve dytësore që të nxjerr në autostradën Vlorë-Fier. Sipas informacioneve të kohës, në momentin e vrasjes, viktima duhej të ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kush ishte Tauland Beqiraj?
Personi i vrarë në Vlorë, këtë të mërkurë, u identifikua nga Policia si Tauland Berqiraj. Policia i gjeti në trup viktimës një kartë identiteti me mbiemrin Gjikaj ndërsa tha se mbiemri i tij ishte Manaj.

Në shkurt të vitit 2017, ai ishte arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Por edhe pse fillimisht u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë duke e dërguar në “arrest shtëpie”.

Vetëm 3 muaj më vonë, ai u arrestua përsëri pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte në arrest shtëpie, si dhe iu gjetën në zotërim armë dhe municione. Por përsëri, Gjykata e Vlorës dha të njëjtën masë sigurie, “arrest shtëpie” për personin me tre mbiemra (Manaj, Beqiraj dhe së fundmi Gjikaj).

Vendimi i atëhershëm i gjykatës u kritikua nga Ministria e Brendshme, që e quajtun të padrejtë lënien në “arrest shtëpie” të një personi përsëritës të veprave penale dhe me rrezikshmëri të lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA ZHDËPJA NË DRU..."/ Publikoi bisedën me Efin për Zhaklinën, flet psikologia
Previous article ZBULOHET ARSYEJA PSE U LA NË BURG DAKO/ Gjyqtari: Për t’u siguruar që ish-kryebashkiaku të mos largohet apo fshihet...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT