• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FLUTURO LART KEVIN, FLUTURO TE ZOTI”/ Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar në Itali
Home
Breaking News

“FLUTURO LART KEVIN, FLUTURO TE ZOTI”/ Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar në Itali

5 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Latisana, Udine (Itali) – “Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti”. Nisi me këto fjalë pasditen e së shtunës në Duomo di Latisana, ceremonia funerale që i dha lamtumirën e fundit Kevin Muratajt, 19-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u përplas për vdekje orët e vona të së premtes, më 26 Maj, ndërkohë që kalonte në vijat e bardha.

Ai sapo kishte dalë nga një piceri bashkë me shokët e shoqet e klasës dhe ishin nisur për në diskotekë, pasi po festonin mbrëmjen e maturës, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket, ashtu sikurse dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind.

Arkivoli i bardhë i të riut ishte mbuluar me lule. Mbi të ishte vendosur fotoja e Kevin, i qeshur ashtu siç të gjithë e kujtojnë.

E priti nëna e dëshpëruar e tij dhe familjarë të tjerë të pllakosur nga dhimbja. Sipas asaj që shkruan Messaggero, gjatë ceremonisë, u fol edhe në shqip, për të treguar afërsinë e komuniteti me këtë familje, me origjinë pikërisht nga Shqipëria, por që ishte transferuar shumë vite më parë në Itali, aty ku Kevin në fakt dhe kishte lindur.

Mes të pranishmëve ishin edhe shumë të rinj. Duke nisur nga shokët e shoqet e klasës të Institutit Plozner të Latisana. Në emër të tyre foli një prej mësuesve. “Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona”, u shpreh ai mes të tjerash me zërin duke iu dridhur dhe fytyrën të mbuluar nga lotët.

Ndërsa kryebashkiku i Latisana, teksa shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, tha se familja e tij do të mund të mbështetet gjithmonë mbi komunitetin ku jetojnë, që “do të jetë i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme”.

Dalja e arkivolit të Kevin nga Duomo, u përshëndet me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell së bashku me një duartrokitje të gjatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET SËRISH EKUADORI/ 5 të vdekur dhe 8 të plagosur në një sulm të armatosur në qytetin e Guayaquil
Previous article DOSSIER/ Historia e panjohur sarajeve të familjes Këlcyra: Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarësinë më 1912-ën dhe refuzimi...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT