Dy të rinj, 28 dhe 33 vjeç kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për kultibim kanabisi. Këta dy persona kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike.
33 vjeçari Oraldo Jaku dhe 28 vjeçari Luigj Shejna u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zbuluar miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies./


