• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BODRUMIN E NJË FASONERIE NË TIRANË/ Policia zbardh ngjarjen: 46-vjeçari i ofroi para një minoreni për të vendosur eksploziv
Home
Breaking News

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BODRUMIN E NJË FASONERIE NË TIRANË/ Policia zbardh ngjarjen: 46-vjeçari i ofroi para një minoreni për të vendosur eksploziv

1 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur disa ditë më parë në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, në bodrumin e një fasoneri.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Edmond Arapi.

NJOFTIMI:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Explosion”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16vjeçar.

46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË FAL QETËSINË QË NUK E KISHA...."/ Mikela zbulon se është në një lidhje dashurie: Po bashkejetojmë prej tre muajsh
Previous article "MOS BINI PRE"/ Policia reagon pas thirrjeve për protesta në Mitrovicë: Janë profile të rreme

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT