Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak çaste më parë në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fushë-Milot.Në aksident janë përfshirë një trailer, dy autovetura dhe tre çilkomotorë, ndërsa raportohet për disa persona të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.
ABC News mëson se drejtuesit e çiklomotorëve janë shtetas të huaj, ndërsa si pasojë e aksidentit është blllokuar qarkullimi në këtë segment rrugor.
Nga pamjet e siguruara duken qartë pasojat e aksidentit, ku traileri ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të karrexhatës.
Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave


