• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË MOSHËN 84-VJEÇARE/ Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri grek, Theodoros Pangalos
Home
Rajon

NË MOSHËN 84-VJEÇARE/ Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri grek, Theodoros Pangalos

31 May, 2023 s.autor Rajon

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Theodoros Pangalos

Lajmi për ndarjen nga jeta të politikanit grek e dhanë familjarët e tij në një postim në mediat sociale.

“Theodoros Pangalos na la sot. Ai u nda nga jeta në shtëpi, me familjen dhe bashkëpunëtorët e ngushtë pranë tij. Udhëtim të mbarë i dashuri ynë. Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri ”, shkruhet në postim.

Jeta e Theodoros Pangalos

Theodoros Pangalos (Në Greqisht: Θεόδωρος Πάγκαλος, lindi në 17 Gusht të vitit 1938) është një politikan Grek dhe një anëtar kryesor udhëheqës i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK). Ai ka qenë zëvendëskryeministër i Greqisë, përgjegjës për koordinimin e Këshillit të Qeverisë për Punët e jashtme dhe ato të Mbrojtjes (KYSEA) dhe Komitetit të ri të Politikave Ekonomike dhe Sociale nga viti 2009, deri në vitin 2012.

Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste të Greqisë, duke u rritur në Komitetin Qendror, përpara se t’i bashkohej përfundimisht partisë socialiste PASOK gjatë Metapolitefsi-t. Ai u zgjodh për herë të parë si anëtar parlamenti në vitin 1981 në zgjedhjet e përgjithshme me partinë PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që atëherë.

Monumenti në kampusin MCAST në Mosta të Maltës u inaugurua në vitin 1997 nga Pangalos, ndërkohë që ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme.

Në vitin 1996 ai u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1999 kur dha dorëheqjen, si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi lideri kombëtar Kurd Abdullah Öcalan: i ndihmuar prej anëtarëve individualë të agjencive të inteligjencës Greke Öcalan hyri në Greqi ilegalisht e më pas u dëbua për në Kenia, ku u kap prej agjentëve Turq, pasi u largua nga ambasada Greke e Nairobit.

Postet e rëndësishme ministrore

Deputet për disa vite nga viti 1981 deri në vitin 2012, Pangalos ishte një nga drejtuesit më të shquar të PASOK-ut , ndërkohë që shërbeu në poste të rëndësishme ministrore:

Në vitin 1982 emërohet zëvendësministër i Tregtisë
Në vitin 1984 emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Në vitin 1985 emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Në vitin 1993 ai u riemërohet në të njëjtën detyrë
Në vitin 1994 emërohet Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit
Në vitin 1996 dhe për 3 vite ishte Ministër i Jashtëm, ku nga ai post menaxhoi çështjen Oçalan
Në vitin 2000 emërohet ministër i Kulturës
Në vitin 2009 u emërua zëvendëskryeministër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A KA MË KONTAKT ME LORENC HASRAMËN? Keisi Medini: Siç kam për Kristin...
Previous article RREZIKU NGA ZJARRET/ Prefekti i Korçës mbledh emergjencat: Duhet bashkëpunim dhe punë

s.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT