• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA TJETËR AKSION/ Zbulohen mbi 3500 bimë kanabis në Kurbin, arrestohet një 44-vjeçar, në kërkim një tjetër
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA TJETËR AKSION/ Zbulohen mbi 3500 bimë kanabis në Kurbin, arrestohet një 44-vjeçar, në kërkim një tjetër

28 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kontrolle intensive, nga toka dhe ajri, në bashkëpunim me Guardia di Finanza në qarkun e Lezhës. Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, shkatërrohen 31 sera të vogla me 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Arrestohet 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, si autorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Si rezultat i punës intensive në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan fazën e gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të nisur që në muajin prill, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Gjatë kontrolleve në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën dhe u shkatërruan 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Si rezultat i hetimit intensiv proaktiv, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj veprimtarie kriminale, arrestimi i shtetasit Dritan Margjoni , 44 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit Fation Margjoni, 34 vjeç, si dy nga autorët e dyshuar të këtyre tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund të bëhen me dije të dhëna.

Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM HUMBUR..."/ Efit i paska ndodhur e papritura pas daljes nga Big Brother
Previous article NUK E KURSEN OPOZITËN/ Rama: Kur morëm Gjirokastrën e gjetëm me një hotel e gjysmë

s.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT