• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRUPIN E KAM FSHEHUR MES MUREVE”/ Rrëfehet italiani i arrestuar për vrasjen e shqiptares Sibora Gagani
Home
Breaking News

“TRUPIN E KAM FSHEHUR MES MUREVE”/ Rrëfehet italiani i arrestuar për vrasjen e shqiptares Sibora Gagani

28 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një person i arrestuar së fundmi për vrasjen e ish-partneres së tij në Torremolinos, Malaga të Spanjës, më 17 Maj, raportohet të ketë dhënë një rrëfim spontan për policinë atje.

Një rrëfim që do zgjidhte një mister 9 vjeçar.

Italiani Marco Gaio Romeo, 45 vjeç, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle e italiane raportohet të ketë pranuar autorësinë për vrasjen e Sibora Gaganit, italo-shqiptares me të cilën kishte një lidhje sentimentale në 2014-n, e që rezulton e zhdukur që prej asaj kohe. Misteri për fatin e së resë u raportua gjerësisht në atë kohë.

Sipas asaj që raporton media spanjolle SUR, rrëfimi ndodhi teksa 45-vjeçari po shoqërohej në korridoret e stacionit të policisë, dhe rrugës pa një fletushkë të ngjitur në mur për zhdukjen e Siborës.

Rrëfimi vjen në një kohë kur Marco ka refuzuar të japë çdolloj dëshmie para autoriteteve hetimore spanjolle, që po hetojnë vrasjen me thikë të Paula-s, 28-vjeçares me të cilën ai kishte pasur histori dashuri deri në Mars të këtij viti.

Burime thonë për SUR se autori i dyshuar u tha oficerëve të policisë se trupi i Siborës ishte fshehur mes mureve të apartamentit në të cilin ata jetonin së bashku në Torremolinos, në 2014-n. Madje i dyshuari u ofrua që t’i çonte hetuesit tek vendi ekzakt ku e kishte fshehur trupin e saj.

Rrëfimi i tij është tashmë kyç në hetimet për zhdukjen e Siborës, ndonëse Marco nuk ka dhënë një dëshmi zyrtare para policisë, në prani të avokatit apo të gjykatësit. Deri më tani, versioni i vetëm që hetuesit kanë është dëshmia e tij e papritur dhe informale, në korridoret e godinës së policisë.

Megjithatë, nisur nga ky rrëfim, gjyqtari që ka në dorë dosjen ka rihapur çështjen dhe urdhëroi një kontroll në shtëpinë ku Marco dhe Sibora jetuan nga 2011 deri në 2014-n. Pasditen e së hënës, rreth 20 oficerë policie shkuan në këtë pronë, një apartament i ndarë në dy kate në qendër të Torremolinos dhe inspektuar çdo pjesë të murit, në kërkim të trupit të saj, apo çdo indicie që mund të çonte në gjetjen e saj.

Hetuesit përdorën detektorë dhe çanë murin në zona të ndryshme të apartamentit, për të parë nëse brenda kishte mbetje njerëzore. Ata po ashtu inspektuan tualetin dhe dhomat e tjera. Por nuk arritën të gjenin asgjë. Mëngjesin e së martës, specialistët e kriminalistikës u rikthyen në këtë shtëpi dhe kërkuan në dhoma të tjera, por pa mundur të gjenin një trup.

“Trupin e kam fshehur mes mureve”, rrëfehet italiani i

Sibora ishte 22-vjeçe kur u zhduk nga Torremolinos. Gjatë thuajse 9 vitesh, të gjitha përpjekjet për ta gjetur kanë qenë të kota, deri javën e shkuar, kur policia zbuloi se Marco, i arrestuar për vrasjen Paula-s, kishte qenë gjithashtu partneri i Siborës. Ai ishte personi i fundit me të cilin Sibora kishte pasur kontakt përpara se të zhdukej. Më 7 Korrik të 2014-s, ata kishin pasur një bisedë në WhatsApp dhe për të renë nuk u dëgjua më asgjë.

Pak përpara se të zhdukej, Sibora, e cila kishte shkuar nga Roma në Spanjë, u nda nga ish-partneri dhe u zhvendos në një apartament në Calle Hoyo, në Torremolinos. Që prej fillimit zhdukja e saj u konsiderua nga policia “me rrezik të lartë”. Kjo për shkak se 22-vjeçarja ishte larguar pa marrë telefonin e saj celular, pa marrë rrobat apo sende të tjera personale.

Media spanjolle SUR shkruan se vrasësi i dyshuar ka një histori për dhunë ndaj grave, megjithatë, nuk rezulton që Sibora apo Paula të kenë bërë ndonjëherë më parë denoncim për të. Hetimet për rastin vijojnë.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se rasti i saj është trajtuar edhe në programin e njerëzve të humbur, “Chi l’ha visto?”, ku tashmë me zhvillimet e reja është trajtuar sërish. Në një reagim për këtë program, nëna e saj, Elisabeta, u shpreh e revoltuar që nuk ishte dëgjuar asnjëherë nga autoritetet kur kishte denoncuar pikërisht të dashurin e të bijës për dhunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHAKLINA E KA GODITUR? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë: U afrua shumë dhe...
Previous article FRIKË NGA NJË OFENSIVË UKRAINASE/ Putin urdhëron rritjen e sigurisë rreth kufirit të Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT