• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Trafikantët përdorin web kamera për të mbajtur “peng” shqiptarin në fermën e kanabisit në Britani
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Trafikantët përdorin web kamera për të mbajtur “peng” shqiptarin në fermën e kanabisit në Britani

27 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një bandë trafikantësh droge në Angli e mbanin nën kontroll përmes internetit shtetasin shqiptar Flamur Dedja pasi e detyronin të kujdesej për fermën e kanabisit në Ashton Terrace në Harehills.

Ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në anën e pasme të një kamioni në fillim të këtij viti me kosto 10,000 £, para që më pas u kishte borxh trafikantëve, shkruajnë mediat britanike.

Pas mbërritjes në Britaninë e Madhe ai nisi punë fillimisht ilegalisht si piktor dhe dekorues në Leicester, por iu tha se nuk po e kthente borxhin mjaftueshëm shpejt dhe u detyrua të bëhej “kopshtar” në fermën e drogës në Leeds, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Prokurorja Jemima Stephenson tha se pas një njoftimi, policia bastisi pronën më 5 prill, duke gjetur Flamur Dedjan brenda. Ata gjetën 71 bimë në tre dhoma me një vlerë totale deri në 39,000 £.

Oficerët gjetën ushqimin bazë në shtëpi dhe një kamerë në dritaren e përparme. Gjatë intervistës së tij në polici, 31-vjeçari Dedja tha se lejohej të largohej nga prona çdo dy javë për të blerë ushqime dhe i jepeshin 100 £ çdo tre muaj.

Ai tha se banda i hoqi pasaportën, flisnin me të përmes kamerave të internetit në pronë dhe e kërcënonin se do të dëmtonin familjen e tij në Shqipëri nëse nuk do të bashkëpunonte. Ai pranoi akuzën e prodhimit të kanabisit dhe u vendos në paraburgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Ja cilat janë perimet më të mira për diabetikët, mësojini tani
Previous article "BIG BOSS..."/ Rama i uron 100-vjetorin ish-sekretarit amerikan Henry Kissinger

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT