• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MILENA DERAJ THA SE PO NDËRTONTE ME TOM DOSHIN/ Ja përgjigja që ktheu politikani
Home
Aktualitet
Kronikë

MILENA DERAJ THA SE PO NDËRTONTE ME TOM DOSHIN/ Ja përgjigja që ktheu politikani

26 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Report Tv ka siguruar dëshminë e Afërdita Ferracakut, e cila thotë se e ka njohur Milena Deraj përmes Elira Shytit dhe në bisedë e sipër i ka treguar se punon në departamentin e bonove të thesarit te Banka e Shqipërisë. Pasi i ka sugjeruar investimit, është kthyer disa herë të tjera duke insistuar që të investonte paratë. Këtu thotë se ka nisur dyshimet se e mashtronte pasi i thoshte se ka interesa aq të larta që shkonin në 100% të vlerës.

Afërdita thotë se u habit dhe iu kthye në mendje skema piramidale ku kishte interesa të larta dhe humbi shuma të ndryshme parash. Pasi ia ka bërë të qartë se s’ka mundësi për investime, Milena i ka treguar se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe kishte njohje të rëndësishme që mund t’i nxirrte pasaporta shqiptare.

Kjo gjë i interesonte dhe ia propozoi disa miqve në Kosovë por Milena kërkonte pagesë 10 mijë euro që i dukej e ekzagjeruar. Edhe për këtë u tërhoq se s’kishte besim. Gjatë takimeve dëgjonte vazhdimisht Milenën që pretendonte se njihte prokurorë e gjyqtarë dhe se kishte dijeni për çështjen e të afërmve të saj në Shkodër duke i thënë se njeh prokurorin Arjan Ndoj që mund t’ja zgjidhte. Për këtë ka njoftuar Abedin Ferracakun, i cili erdhi në Tiranë të takonte Milenën dhe më pas vunë kontakt bashkë.

Rreth 10 ditë para zgjedhjeve mësoi se Milena kishte marrë shifrën 340 mijë euro për t’i ndihmuar por s’kishte bërë asnjë veprim për këtë çështje. Pas interesimit që kishin bërë e të njohurit, kanë dëgjuar se Milena ishte duke investuar në një pallat me Tom Doshin.

Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit thonë se e kanë takuar në zyrat e tij, ku i ka thënë se Milena Derajn e njeh si emër por është mashtruese dhe të mos merren me të se s’po investon për asnjë pronë.

Po ashtu shprehet se i kanë kërkuar paratë pa kërcënim duke i thënë se mund t’i mbajë 50 mijë euro. Sipas Afërditës, i kishin thënë se paratë i duheshin se ishin në hall prej proceseve gjyqësore. Në dëshminë e saj mohon pretendimet se e kanë kërcënuar apo e kanë marrë peng

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ E moshuara vetëhidhet në lumin e Vjosës, 73-vjeçarja transportohet në spital
Previous article "JU LUTEM MË MBRONI FAMILJEN"/ Dëshmia e Milena Derajt: Si më kërcënoi familja Ferracaku! Më morën në makinë...

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT