• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS DHE OPOZITA BASHKOJNË VOTAT NË KOMISION/ Rriten rrogat e deputetëve dhe ministrave
Home
Politikë

PS DHE OPOZITA BASHKOJNË VOTAT NË KOMISION/ Rriten rrogat e deputetëve dhe ministrave

23 May, 2023 s.autor Politikë

Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave.

Vendimi është miratuar teksa po diskutohej pr.ligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës.

Deputetët përplasen me Ibrahimajn: Si të vjen ty që drejtori që ke në krah ka rrogë më të madhe se ti? Ministrja: Do rishikohet më vonë

Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin për rritjen e pagave në administratë, ndërkohë që nuk është përfshirë ndryshimi i rrogave për deputetët dhe ministrat.

Diskutimi që nisi para zgjedhjeve u bllokua në këtë komision për shkak se deputetët kërkuan që të përfshiheshin edhe ata në skemën e rritjes së pagave.

Nga ana tjetër ministrja e Financave, u shpreh se rritja e pagave për deputetët dhe ministrat do të bëhet në një moment të dytë.

Debati

Ibrahimaj: Paga në administratën publike do të shkojë në 900 euro në dy hapa. Hapi i parë sapo ka filluar dhe hapi i dytë do të jetë gjatë vitit të ardhshëm. Me përcaktimin e pagës së Presidentit si paga më e lartë, janë të lidhura edhe disa funksione të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi. Praktikisht përfitojnë. Përsa i përket koeficentëve të pagës për pozicionet që kanë të bëjnë me institucionet e Kuvendit dhe Ekzekutivit janë përshtatur pa ndryshuar nivelin aktual të pagave për ta rikonsideruar në një moment të dytë kjo për shkak se kemi pasur për qëllim të përqendrohemi fillimisht tek finalizimi i kësaj politike të re të rritjes së pagave për një kategori më të madhe përfituesish sikundër janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendrore dhe vendore.

Shehaj: Ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët nga propozimi për rritjen e pagave. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën.

Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe deputetët. Ne donim që të gjithë kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nisëm për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët. Do ta sjellim më pas si propozim.

Shehaj: Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se?

Ibrahimaj: Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pak të përcaktohej paga e ministrit dhe deputetit.

Shehaj: Ju po vini këtu dhe po na ofendoni të gjithë.

Gjylameti: Po bëni të njëjtën pyetje 3 herë.

Shehaj: Mos është një tallje, një farsë e kryeministrit? Ju vetë keni nevojë për rritje rroge, apo do ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit?

Agalliu: Kuvendi që miraton pagën e Inspektorit, ka rrogë sa gjysma e inspektorit. Kjo nuk bën sens. Nëse duam të ruajmë dinjitetin e çdo individi, të nisë rritja me Presidentin, të shkojë te Kryeministri, të shkojë më pas te ministri e deputeti.

Spaho: Paga e deputetit nuk është indeksuar prej vitesh. Unë mban mend që me këtë pagë e kam filluar që në vitin 2005. Madje deputetit i thuhet edhe që të blejë makinën me lekët e tij dhe të bëjë punën e qeverisë.

Ibrahimaj: Unë nuk kam thënë që nuk e vlerësojmë punën e deputetit apo ministrave. Thashë që pasi të zbatohet rritja për administratën, do të sjellim një propozim për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.

Braçe: Në Kuvend ka deputetë që kanë interesa biznesi, sikundër në kuvend ka deputetë që i bëjnë nder kuvendit, i bëjnë nder institucioneve, i bëjnë nder demokracisë. Të jesh deputet nuk është qokë që e bën filan parti për filanin, thjesht dhe vetëm në kuptimin për shërbimin që bën kundrejt partisë. Të jesh deputet është nderi i jetës sa kohë materializon atë që është qëllim themelor: ti shërbesh interesit publik. Në rast se duhet të kthehemi te një administratë ku duhet të sundojë merita dhe të kuptojnë që vendi i punës nuk është qokë, duhet të ketë një ridimensionim të administratës. Të paaftët duhet të dalin jashtë, të talentuarit të marrin atë që u takon. Reforma e pagave nuk duhet të degradojë në shpërndarje parash për gjithkënd. Për fat të keq jemi në pikën që do shpërndahen para edhe te njerëz që e meritojnë, por edhe te njerëz që nuk e meritojnë fare. reformës së pagave duhet ti shkojë pas një reformim i administratës publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SKENË ME KIARËN/ Luizi zbulon ku do e bëjë dasmën e rradhës
Previous article SHERR NË KISHËN E LAÇIT/ Dhunohen rojet, u përplasën me shitësit ambulantë. Ja shkaku

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT