• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUAN PËR BLERJE VOTASH/ GJKKO lë në burg Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin
Home
Breaking News

U ARRESTUAN PËR BLERJE VOTASH/ GJKKO lë në burg Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin

22 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Ndërsa sot doli para Gjykatës së Posaçme. SPAK kërkoi arrest me burg, ndërsa gjykata vendosi ta lërë në burg së bashku me mikun e tij Pandeli Kokaveshi, për të cilin seanca u zhvillua në mungesë.

Miku i Belerit, Pandeli Kokoveshi, i cili u arrestua bashkë me të është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Beleri u arrestua me 12 maj, ndërsa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Kështu thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë së Vlorës, e cila vendosi arrestimin e Belerit, pak ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, gjë që nuk e pengoi Belerin të votohej si kryetar i Bashkisë së Himarës me 19 vota në favor kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Në dosjen hetimore, thuhet se hetimi ndaj Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij nisi me 8 maj, pasi u siguruan të dhëna se këta shtetas merrnin para nga kandidati Beleri dhe ua shpërndanin qytetarëve, që ata të votonin për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. S.G një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belerit merrte para nga kandidati dhe ua jepte personave të tretë që kishte rekrutuar me qëllim blerjen e votave. Pas nisjes së hetimit, shtetasi A.R ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, pasi ka deklaruar se nga Fredi Beleri dhe anëtarë të shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar para që ai ti përdorte për blerjen e votave tek votues në Bashkinë e Himarës.

Prokuroria ka vendosur të lejojë përgjimin e fshehtë audio dhe video duke dokumentuar të gjitha takimet e bashkëpunëtorit me Belerin dhe persona të tjerë të përfshirë në shitblerjen e votës. Nga hetimet rezulton se në 10 maj i infiltruari është takuar me Belerin dhe kanë rënë dakord që ai të mblidhte emrat e personave që do të votonin për të, dhe t’ia dorëzonte atij këtë listë. Po atë ditë, A.R e ka çuar listën ne zyrën elektorale të Belerit dhe ja ka lënë sekretares. Pas këtij momenti e ka telefonuar kandidatin për ta informuar dhe Fredi Beleri i është përgjigjur se do ta verifikonte listën.

Ata janë takuar sërish dhe kanë biseduar për listën prej 13 personash dhe shumën e parave që do të përfitonin jo vetëm ata që do të votonin pro tij por edhe bashkëpunëtorit. Ne këtë bisedë, thekson prokuroria, Beleri i ka premtuar të infiltruarit se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të, nëse do të bindej nga sipas verifikimeve se vota ushte hedhur pro tij. Ndërsa i ka thënë se paratë do t’ia jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes.

Një ditë më pas, ata janë ritakuar dhe bashkëpunëtori e ka pyetur Belerin nëse paratë do t’ua jepte vetë, por ai e ka orientuar të takohet me Pandeli Kokaveshin. Ky i fundi i pasi i ka hequr telefonin dhe vendosur tek banaku i lokalit i ka thëne që 4 nga personat në listë i ka kontaktuar ai më herët, ndërsa për 8 të tjerë i ka dhënë afër tualetit 40.000 lekë në total, nga 50 mijë lekë të vjetra për secili votues. pas këtij momenti policia ka ndërhyrë duke arrestuar Belerin dhe Kokaveshin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH BEOGRADIT/ Senatori amerikan: Serbia të mos e pengojë Kosovën për të qenë pjesë
Previous article ANALIZA E DW: Moldavia do të dalë nga dara shtrënguese e Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT