• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E REL/ E vërteta e rritjes ekonomike në Kosovë! Si kanë ndikuar paratë e emigrantëve dhe investimet e huaja
Home
Rajon

ANALIZA E REL/ E vërteta e rritjes ekonomike në Kosovë! Si kanë ndikuar paratë e emigrantëve dhe investimet e huaja

21 May, 2023 s.autor Rajon

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, jo rrallëherë lavdërohen për suksesin që ka arritur vendi, sa i përket rritjes ekonomike. Gjatë kësaj jave, edhe të dhënat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), treguan se Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike 3.5 për qind këtë vit dhe deri në 4 për qind vitin e ardhshëm. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim, në një postim në rrjetin social Facebook vlerësoi se kjo është meritë e punës së Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Këto rezultate, nuk janë të rastësishme. Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin, është ajo e duhura, ku frytet dhe benefitet do t’i shohim edhe në vitet e ardhshme. Qëllimi i Qeverisë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme e të vijojë të shfrytëzohet potenciali ekonomik”, shkroi Bislimi. Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Por, edhe përkundër kësaj rritjeje, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova ka pasur probleme të mëdha ekonomike, siç janë papunësia dhe varfëria.

Me këto dy probleme, Kosova është përballur ndër vite. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 16.6 për qind. Ndërkaq, të dhënat për gjithë vitin 2021, tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind. Me mbi 1.7 milion banorë, Kosova konsiderohet të jetë një nga vendet më të varfra në Evropë. Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Skenderi: Kosova nuk mund të lavdërohet me rritjen ekonomike
Profesori i lëndës së Makroekonomisë dhe Mjedisit në Biznes në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se derisa janë këto shifra të papunësisë dhe varfërisë, Kosova nuk mund të mburret me rritjen ekonomike.

“Edhe pse e kemi një rritje ekonomike simbolike, nuk është ajo që adreson problemet ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe që do të përmirësonte gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilët janë goditur edhe nga inflacioni i lartë”, thotë Skenderi për Radion Evropa e Lirë. Për të zbutur këto probleme ekonomike dhe sociale që ka Kosova, vlerësohet se rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore dhe të mbajë atë trend për shumë vite. Profesor Skenderi thotë se në një shtet ku inflacioni është dyshifror, krijohen probleme të mëdha në ekonomi. “Shporta mujore e konsumatorit po përkeqësohet çdo ditë. Këtu është problemi më i madh”, thekson ai.

Nga fundi i vitit 2021, inflacioni në Kosovë ka qenë në rritje. Norma mesatare e inflacionit në vitin 2022 ka qenë gati 12 për qind. Rritjes së inflacionit gjetkë në botë i kanë kontribuar në masë të madhe pandemia e koronaviursit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Për ta kontrolluar inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit, duke i çuar ato nga zero sa kanë qenë në mesin e vitit 2022, në 3.5 për qind në mars të këtij viti.

Pse ka Kosova rritje ekonomike më të lartë se vendet e rajonit?
Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se arsyeja se pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon është “për shkak të parave të dërguara nga diaspora dhe shpenzimet që ata bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, remitencat kanë kapur vlerën e mbi 1.2 miliard eurove.

“Përveç remitencave, një ndikim të madh, krahasuar me vendet e rajonit, ka pasur edhe rritja e sektorit të ndërtimit. Edhe ky sektor ka pasur rritje si rezultat i diasporës, të cilët blejnë e ndërtojnë shtëpi në Kosovë”, thotë Skenderi. Po ashtu, një indikator tjetër që ka ndikuar në rritjen ekonomike, siasp profesor Skenderit janë edhe investimet direkte, të cilat gjithashtu i atribuohen diasporës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove – nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021. Sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.

Sa është e qëndrueshme rritja ekonomike?
Për një rritje ekonomike më të qëndrueshme, profesor Skenderi thotë se duhet të dizajnohen një model tjetër i ekonomisë. “Për të pasur një rritje ekonomike të qëndrueshme, Qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet në ndryshimin e strukturës ekonomike. Duhet t’i orientojë masat stimuluese në drejtim të sektorit prodhues”.

“Të gjitha paratë neve na shkojnë në importe, për gjërat që ne mundemi vetë t’i prodhojmë. Stimujt ekonomikë duhet të përqendrohen në sektorin e prodhimit, bujqësisë”, thotë Skenderi. Me deficitin e lartë tregtar që ka Kosova, shton Skenderi, vështirë se mund të zhvillohet ekonomia.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një intervistë dhënë për REL-in në janar, ka paralajmëruar se deficiti tregtar është duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të Kosovës. Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2022, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej mbi 900 milionë eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro. Rrjedhimisht, deficiti tregtar i Kosovës në vitin 2022 ka arritur në mbi 4 miliardë euro. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Përfshihet nga flakët, shkrumbohet ‘Audi’ në Rrugën e Arbrit
Previous article "LUIZI KISHTE QEJF JORIN"/ Olta habit me deklaratën: Nëse Kiara nuk do rifutej në shtëpi...

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT