• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E MORA VESH NGA NJË SHOK”/ Luiz Ejlli flet humbjen e të atit në podcast-in me Ramën: Babait ia mbylla telefonin atë natë sepse…
Home
Politikë

“E MORA VESH NGA NJË SHOK”/ Luiz Ejlli flet humbjen e të atit në podcast-in me Ramën: Babait ia mbylla telefonin atë natë sepse…

20 May, 2023 s.autor Politikë

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ishte sot i ftuar në podcast-in e radhës të kryeministrit, Edi Rama.

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë e ka pyetur këngëtarin e për babain e tij të ndjerë. Luizi i tha se ka qenë data 24 dhjetor i vitit 2020 kur babai ka ndërruar jetë.

Pjesë nga biseda:

Luiz Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha.

Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i them hë, si je – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha. I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre. Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë. Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma regjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JAM UNË DHE DO JU LUTESHA..."/ Kiara Tito ka një kërkesë për ndjekësit e saj (FOTO)
Previous article PRAPASKENAT E MASHTRIMIT ME RROGAT/ Gjykata refuzoi akordin me Juventusin. Pritet heqje pikësh, mund të mbetet jashtë Europës

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT