• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E GRUPIT QË VRAU DEVI KASMIN/ Dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari
Home
Breaking News

PJESË E GRUPIT QË VRAU DEVI KASMIN/ Dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari

19 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aurel Hoxhallari, pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin është dënuar me burgim të përjetshëm.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, nga dy persona me motoçikletë, që qëlluan mbi 41-vjeçarin, pesë herë, në kokë dhe në trup.

Porositës i kësaj vrasjeje rezultoi Aurel Hoxhallari.

VENDOSI:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim për interes“, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
1.1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, pika 1, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, pika 7, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 vjet burgim.

1.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi i parë, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

1.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi i parë, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

1.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

2.Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari me burgim të përjetshëm.

2.1. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Aurel (alias Altin) Hoxhallari, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë, duke filluar vuajtja e dënimit nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

3.Në lidhje me provat materiale, gjykata konstaton se është disponuar për to me vendimin nr.16, datë 10.09.2020 të Gjykatës të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin nr.03, datë 01.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), i ngarkohen të pandehurve solidarisht, së bashku me bashkë të pandehurit e tjerë dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit Aurel Hoxhallari.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë, sot më datë 19.05.2023.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN/ Pioli: Humbja ndaj Interit na dekurajoi, kundër Sampdorias luajmë për fitore
Previous article DY TUNELE 50 METRA NËNTOKË/ Zbulohet bunkeri SEKRET i Putinit, përmban kishë, kazino dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT