• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEN Petrit Vasili: O të diskretituar, o gazetarë të blerë nga mafia, ne nuk kemi humbur
Home
Politikë

SHPËRTHEN Petrit Vasili: O të diskretituar, o gazetarë të blerë nga mafia, ne nuk kemi humbur

19 May, 2023 s.autor Politikë

Më në fund, edhe Petrit Vasili është bërë i gjallë, pas humbjes së rëndë të opozitës në 14 maj.

Ai sulmon ata gazetarë që thonë se opozita ka humbur, sepse sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

Për Vasilin, ata që thonë se opozita ka humbur, janë blerë nga mafia.

Epo na fal o Petrit, nuk themi më që keni humbur. Keni fituar!

Postimi i plotë i Tit Vasilit

Kush nuk pranon që mafia në pushtet grabiti zgjedhjet është vetëm një bisht i saj!

Në 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime nën terrorin e mafies në pushtet si pjesë e mafies se narkotrafikut, pastrimit të parasë dhe krimit të organizuar.

Kjo mafie shqiptare ka shqetësuar rrufeshëm edhe Senatin dhe qeverinë amerikane.

Ndërsa në Shqipëri media dhe individë klientë të mafies në pushtet, gazetarë e politikanë, që frekuentojnë banaqet mediatike po përpiqen në mënyrë të paturpshme të krijojnë zhurma fallso dhe të flasin për gjoja humbje të opozitës.

Është shumë e qartë që për hir të supës së qelbur mafioze, që ata hanë flasin në këtë mënyrë duke treguar se sa e urrejnë Shqipërinë.

Këta megafonë e batakçinj të mafies nuk i mohojnë dot kurrë sepse janë fakte publike shumë të rënda e të njohura botërisht që:

▪️Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota sa tronditën edhe kursin e euros

▪️Mijëra ministra, zv.ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, policë e nëpunës bashkie e qeveria gjithfarësh sulmuan qendrat e votimit bënin presion hapur çdo votuesi që hynte në qendrën e votimit, por edhe numëronin votat e partisë në pushtet.

▪️Miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyra të paligjshme.

▪️Mijëra punësime shtesë u bënë për qëllime elektorale.

▪️Mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve ku u hapën zyrat për turp të Zotit.

▪️Qindra milionë lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike.

▪️Mijëra pensione u dhanë edhe pa mbushur dokumentet.

▪️Miliona euro u hodhën në mënyrë të turpshme për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës.

▪️Miliona euro u përdorën hapur përmes kontratave me para publike për të blerë mbështetjen e ca këngëtarëve apo shoëmeneve pre partinë në pushtet.

▪️Mijëra njerëz u kërcënuan individualisht apo u shantazhuan të afërmit e tyre për të marrë vota nga partia në pushtet.

▪️Mijëra pronarë biznesesh u shantazhuan, kërcënuan dhe gjobitën rëndë nga partia në pushtet.

▪️Burgjet u përdorën për të devijuar rezultatet e votimit.

▪️Grupet kriminale dolën hapur në krah të partisë në pushtet dhe u mbështetën haptas nga policia që nuk ndërhynte në mënyrë të turpshme.

▪️1 milion e 250 mijë shqiptarëve iu ndryshua qendra e votimit qëllimisht javën e fundit për të dekurajuar e penguar votimin.

▪️U dhunuan e u gjakosën komisionerë e vëzhgues të opozitës nga kriminelë të rilindjes

▪️Qendrat e numërimit të votave u kthyen në bordello rilindase ku dhunohet çdo ligj e normë që disiplinon zgjedhjet.

▪️E gjithë media shqiptare me shumë pak përjashtime u kthye në një zgjatim të neveritshëm propagandistik të qeverisë dhe mafies se çdo formë.

E pra pa asnjë diskutim këto narkovotime të turpshme bazuar në një mal me fakte ishin votime të mafies në pushtet.

Asnjë nga këto fakte nuk rrëzohet dot kurrë sepse janë konsumuar hapur dhe publikisht.

Këto fakte u vulosën edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë OSBE-ODIRHR, Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Europian që i panë me sytë e tyre këto narkozgjedhje.

Kushdo që bën avokatin e narkovotimeve vetdemaskohet qartë si antipatriot, armik i pluralizmit dhe demokracisë dhe si bisht i paguar i mafies në pushtet.

Narkovotimet nuk kanë asnjë alibi.

Qytetarët bënë sakrifica të mëdha për të votuar në një ambient elektoral të shkatërruar nga Edi Rama dhe qeveria, opozita e vërtetë bëri çdo sakrificë dhe të dyja bashkë qytetarë dhe opozitë hapën rrugën e ndryshimit dhe të qëndresës pa asnjë kompromis përballë mafies shtetërore.

Ndaj dalja hapur e klientëve mediatike të mafies në mbrojtje të narkovotimeve tregon qartë se ato janë të pambrojtshme dhe se krimit të 14 majit i ka dalë totalisht era.

Mjerim për këta mbrojtës të dëshpëruar, të depersonalizuae dhe të diskredituar të narkozgjedhjeve, që në fakt nuk po i mbrojnë dot aspak thjesht ato po vetëm po tregojnë qartë se sa keq janë kapur nga mafia shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËNGU U KARROTËS/ Efekti i jashtëzakonshëm që ka në shëndetin e njeriut!
Previous article SAMITI I G7/ Sunak mesazh Putinit: Rusia duhet të dijë që jemi të palëkundur për të mbështetur Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT