• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI i “Science”: Më shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë
Home
Nderkombetare

STUDIMI I RI i “Science”: Më shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë

19 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Më shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë, kryesisht për shkak të ngrohjes globale, sipas një studimi të ri të botuar sot në revistën “Science”.

Sipas shkencëtarëve, tharja është shkaktuar kryesisht nga ngrohja globale dhe aktivitetet njerëzore.

Por raporti, i bazuar në të dhënat satelitore, nuk përmban vetëm lajme të këqija.

Autorët zbuluan gjithashtu se si mund të reduktohet humbja e ujit.

Liqenet dhe digat natyrore ruajnë rreth 87% të ujërave të ëmbla të Tokës, megjithëse mbulojnë vetëm 3% të sipërfaqes së planetit.

“Në shumë raste këto rezervuarë uji janë nën kërcënim”, thanë studiuesit.

Spanja raportoi kohët e fundit se niveli i rezervuarve në rajonin veri-lindor të Katalonjës janë arrin rreth 26% pas disa muajsh thatësire.

Në vitin 2022, kjo shifër ishte 58%.

Në Itali, nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit u regjistruan kohët e fundit në liqenin Garda, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, niveli i ujit është 50% më i ulët.

Vitet e fundit, studimet kanë treguar se vëllimi i liqeneve po zvogëlohet në mbarë botën, me ndryshimin e klimës që përmendet vazhdimisht si një faktor kryesor.

Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë ndikimesh afatshkurtra dhe afatgjata kanë luhatjet klimatike globalisht në ujin e ruajtur në liqene.

Aktivitetet njerëzore si menaxhimi i rezervuarëve, tërheqja e ujit dhe ndryshimet e përdorimit të tokës mund të luajnë gjithashtu një rol.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga hidrologu, Fangfang Yao i Universitetit të Kolorados, përdori një teknikë për matjen e ndryshimit të niveleve të ujit në 2000 liqenet dhe digat më të mëdha në botë, të cilat së bashku përbëjnë rreth 90% të ujit të ëmbël të ruajtur në liqene.

Raporti bazohet në të dhënat e imazheve satelitore të mbledhura midis viteve 1992 dhe 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I BELERIT/ Zv.ministri i Jashtëm grek: Do ngrihen pengesa për në BE
Previous article ME 40 MIJË EURO TË FSHEHURA NË TRUP/ Ndalohen nënë e bijë në Rinas, procedohen. Nje grua tjetër…

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT