• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRAHU PRINDËRIT DHE IKU U FSHEH/ Arrestohet 34-vjeçari në Elbasan! Në banesë iu gjet armë e dinamit
Home
Aktualitet
Kronikë

RRAHU PRINDËRIT DHE IKU U FSHEH/ Arrestohet 34-vjeçari në Elbasan! Në banesë iu gjet armë e dinamit

17 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Danjel Gaxhja, 34-vjeç është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka dhunuar prindërit e më pas është arratisur për t’u fshehur në fshatin Shushicë, ku edhe u prangos.

34-vjeçari u shpall në kërkim pasi më 5 maj në fshatin Shushicë, dhunoi prindërit e tij e i kanosi me jetë dhe u largua në terrenin e vështirë malor të fshatit, ku dyshohet se ka qëndruar i fshehur gjatë këtyre ditëve.

Pas ndërhyrjes nga policia, gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHAKA IKËN NGA ARSENALI/ “Topçinjtë” e zëvendësojnë me mesfushorin 100-milionësh
Previous article U VRA PAS SHERRIT/ Shokët e Fatjonit s'mbajnë dot lotët, pamje prekëse brenda klasës së 15-vjeçarit në Gramsh

s.autor

Postime të ngjashme

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT