• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ 7 herë në pak muaj, arrestohet hajduti i pajisjeve elektroshtëpiake në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ 7 herë në pak muaj, arrestohet hajduti i pajisjeve elektroshtëpiake në Vlorë

17 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar hajdutin serial të pajisjeve elektroshtëpiake në Vlorë. Mësohet se 39-vjeçari kishte vjedhur në mënyrë të përsëritur në disa banesa që nga Janari i këtij viti.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 6”. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte sendet me vlerë dhe pajisjet elektroshtëpiake, me qëllimin për t’i shitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 6”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– F. G., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 7 rasteve të vjedhjes në banesa të ndryshme, kokretisht:

1.Më datë 03.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pasjisje elektroshtëpiake në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

2.Më datë 25.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “Partizani”;

3.Më datë 15.02.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “24 Maji”;

4.Më datë 24.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “10 Korriku”;

5. Më datë 29.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”;

6. Më datë 14.05.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

7.Më datë 15.05.2023, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme me vlerë, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Nis stërvitja e madhe ushtarake “DEFENDER 23”, Shqipëria luan rol kyç
Previous article NËSE DO DONI TË KENI SHIKIM TË SHËNDETSHËM/ Konsumoni këto ushqime!

s.autor

Postime të ngjashme

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT