Si në pothuajse të gjitha bashkitë, edhe në Bashkinë e Korçës Partia Socialiste kryeson në mandatet për Këshillin Bashkiak 116 QV janë numëruar nga 158 në total. PS ka marrë 49.35% ose 23 mandate, BF 19.52% ose 9 mandate. PD 5.27% ose 2 mandate. Ndërkohë nga 1 mandat marrin PSD me 3.86%, PR me 4.02%, Nisma Thurje me 2.84%, ndërkohë që 1 mandat merr edhe Partia e Gjelbër dhe Lazjon Petri.
Në Bashkinë Pustec ka triumfuar Partia Socialiste me 32.21% të votave duke siguruar 5 mandate ndërsa është pasuar nga “BF” me 22.83% të votave duke siguruar 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate ose 21.46% ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian. Nga 1 mandat kanë marrë PSD me 9.43%, PDS me 6.45% dhe PAA me 7.62%.
Në Bashkinë Kolonjë ka përfunduar numërimi dhe shumicën e ka marrë PS me 32.21% ose 5 mandate. BF ka marrë 22.83% ose 4 mandate. 21.46% ose 3 mandate ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian dhe nga 1 mandat PSD, PAAA dhe PDS.
Në bashkinë Maliq kryeson PS me 56.88% ose 20 mandate. BF me 16.88^ ose 6 mandate. PSD 8.13% ose 3 mandate dhe LZHK 5.76% ose 2 mandate.
Në bashkinë Pogradec janë numëruar 31 nga 106 QV. edhe këtu kryeson PS me 46.57% ose 17 mandate. BF me 15.79% ose 6 mandate, PD 7.75% ose 2 mandate, LZHK 6.34% ose 2 mandate.
Në Devoll ende s’ka nisur numërimi.


