• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLET NUMËRIMI/ PS fitore të thellë edhe në Elbasan, i merr të 7-ta bashkitë (REZULTATI)
Home
Politikë

MBYLLET NUMËRIMI/ PS fitore të thellë edhe në Elbasan, i merr të 7-ta bashkitë (REZULTATI)

15 May, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Në Qarkun e Elbasani socialistët kanë fituar 7-0. Edhe pse demokratët ishin të bindur për një fitore me Luçiano Boçit, sërish nuk ia dolën.

Nga 224 kuti votimi gjithsej ku rezultati është pasqyruar, Llatja ka marrë 56.06% të votave përkundrejt 43.94% të rivalit të tij Luçiano Boçi. Ky i fundit ka marrë 27683 vota, e ndërsa Gledjan Llatja 35575 vota.

Në Cërrik, socialisti Andis Salla ka fituar me 8444 vota. E ndërsa kandidati opozitar i koalicionit Bashkë Fitojmë, Servet Duzha ka marrë 3416 vota.

Në Librazhd, PS ka fituar bindshëm përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Mariglen Disha ka marrë 10364, e ndërsa kundërshtari i tij, Shefki Çota ka marrë 3557, duke humbur me një diferencë prej gati 7000 votash.

Në Peqin, Bukurosh Maçi nga PS ka fituar përballë Mustafa Pashjas nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Maçi ka marrë 6400 vota e ndërsa Pashja 4677 vota.

Edhe në Gramsh socialistët janë shpallur fitues. Besion Ajazi numëron 6263 vota, e ndërsa kundërshtari i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezi, 5629 vota.

Belshi nuk bën përjashtim nga Bashkitë e tjera të qarkut. Edhe ai është “veshur rozë”. Kandidati socialist, Arif Tafani ka fituar me 4536 vota e ndërsa Bedri Qypi mori 4495 vota.

Edhe në Prrenjas, socialistët nuk diskutuan fitoren. Nuri Belba ia doli që të mundtte Suzana Topin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Kandidati i PS mori 6733 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Berisha-Meta mori 4040 vota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUBASHI SËRISH NË KRYE TË FIERIT/ Citon Ramën: S’keni parë gjë akoma
Previous article U RRËZUA NË HUMNERË/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete Aktualitet

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT