Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.
Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 384 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 53.16% (61895 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 35.77% (41773), pra rreth 20 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.93% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.37%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.78%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.89%.
Edhe në Bashkinë Kavajë vijon procesi i numërimit. Në rezultatin e 11 kutive të para nga 92 që ka përballë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ merr vetëm 44.06% përballë 55.94% të Redjan Kralit të PS.
Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 48 nga 55 bashki dhe kryeson Edison Memolla me 50.06% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.94%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 10 vota.


