• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QARKU VLORË/ Përfundon Delvina dhe Selenica, fiton PS! Mazhoranca udhëheq bindshëm edhe në Vlorë
Home
Politikë

QARKU VLORË/ Përfundon Delvina dhe Selenica, fiton PS! Mazhoranca udhëheq bindshëm edhe në Vlorë

15 May, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Numërimi vijon në të shtata bashkitë, PS kryeson në 6 bashki, përfshirë Himarën! Çakuli i partisë minoritare i pari në Finiq

Në Bashkinë Vlorë janë hapur 160 kuti dhe kandidati socialist Ermal Dredha kryeson me një përqindje mbi 70.93% përballë rivalit të tij të ‘BF’ Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.07%.

Në Bashkinë Himarë e cila është në qendër të vëmendjes pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri, duhet thënë se kanë mbetur 10 kutitë e fundit për t’u numëruar. Kur janë numëruar 26 nga 36 kuti në total, Jorgo Goro i PS është në avantazh me 2954 vota ndërsa rivali i tij Fredi Beleri i cili është në burg e ndjek me 2060 vota. Diferenca mes tyre është e ngushtë.

Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe kryeson me 5200 vota socialisti Nertil Ballaj ndërkohë që rivali i tij i BF Leonard Rakipaj merr vetëm 3500 vota.

Në Bashkinë Sarandë janë 4 kandidatë. Deri tani janë numëruar 32 nga 52 kuti dhe kryeson Oltion Çaçi i PS me 50.73%. I dyti është Ardit Çikuli i BF me 34.64%. Ndërsa kandidatët e tjerë janë respektivisht i pavaruri Gjergji Mërkuri me 10.36% dhe kandidati i PD me 4.27%.

Në Bashkinë Finiq janë numëruar 32 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 41.18% është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 29,48%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.355% të votave.

Në Bashkinë Delvinë janë numëruar 21 nga 22 kuti dhe kandidati i mazhorancës Besmir Veli është zyrtarisht fitues me 62.61%, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 37.39%.

Në Bashkinë Konispol kryeson kandidati i PS Erges Dule me 52.70%, i cili mund kështu kandidatin e Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 47.30%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUMËRIMI/ Valbona Kola fiton Klosin, edhe në bashkitë e tjera të Dibrës kryesojnë kandidatët e PS-së
Previous article ERDOGAN DHE KILICDARGLU SHKOJNË NË BALOTAZH? Kandidati i tretë mund të vulosë fitoren e njërit prej tyre

s.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale Aktualitet

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT