• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI KAMIKAZ NË HOTEL/ 45 të vdekur në Kabul. Flasin të mbijetuarit: Pamë tmerr me sy
Home
Nderkombetare

SULMI KAMIKAZ NË HOTEL/ 45 të vdekur në Kabul. Flasin të mbijetuarit: Pamë tmerr me sy

22 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Forcat qeveritare afgane i dhanë fund një rrethimi gjatë natës në hotelin Interkontinental në Kabul që rezultoi në shumë të vdekur dhe të plagosur.

Të paktën 14 të huaj thuhet se janë mes viktimave. Rrethimi zgjati 14 orë ndërsa gjashtë prej atyre që sulmuan ose hodhën veten në erë ose u vranë nga forcat afgane.

Gjithçka filloi kur njerëz me uniforma ushtarake, të armatosur dhe me jelekë me eksplozivë u futën në kuzhinën e hotelit. Prej aty ata kaluan në sallat e konferencave dhe kate të tjera të ndërtesës, duke qëlluar ndaj njerëzve.

Gazetarët afganë që vizituan vendngjarjen njoftuan në median sociale se kishin parë dhjetëra trupa brenda hotelit.

TOLOnews, stacioni më madh televiziv në Afganistan, citoi një “burim të besushëm nga radhët e sigurisë” se sulmi kishte lënë 43 të vdekur.

Mumtaz Ahmad është një nga të mbijetuarit në hotelin e Kabulit.

“Po shkoja tek recepsioni. Kur dera e ashensorit u hap, pashë dy vetvrasës të armatosur. Njerëzit po vraponin të shpëtonin ndërsa sulmuesit qëllonin ndaj tyre. Mbylla derën e ashensorit dhe shkova në katin e katërt. Dhoma ime ishte në katin e dytë.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, i tha Zërit të Amerikës se sulmuesi i fundit hodhi veten në erë para mesnatës së të dielës, duke i vënë zjarrin katit të gjashtë ku ishte ngujuar.

Ai tha se më shumë se 161 njerëz, përfshi 41 të huaj, u shpëtuan nga hoteli.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Kryengritja talebane mori përgjegjësinë për sulmin, për cilin tha se vrau dhe plagosi dhjetëra “pushtues të huaj”, përfshi forca speciale amerikane, komando dhe oficerë të zbulimit.

Është e zakonshme për talebanët që të zmadhojnë deklaratat për sulmet e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E IVANOVIC/ Rama: Reagimi i Serbisë ka qënë korrekt, bisedimet duhet të VAZHDOJNË
Previous article Zgjidhen ME SHORT kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

g.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT