• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS ZYRTARISHT PROCESI I VOTIMIT/ Shqiptarët zgjedhin kryebashkiakët e rinj
Home
Politikë

NIS ZYRTARISHT PROCESI I VOTIMIT/ Shqiptarët zgjedhin kryebashkiakët e rinj

14 May, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Në 61 bashki të vendit, janë hapur 5213 qendra votimi, disa prej të cilave janë qendra të veçanta, si ato në burgje.

Do të votohet në dy fletë të ndryshme: ajo me ngjyrë të verdhë është për të përzgjedhur kryetarin e bashkisë, ndërsa ajo me ngjyrë gri, për të zgjedhur përmes partisë anëtarët e këshillit bashkiak.

Për këto zgjedhje, janë regjistuar 44 parti politike, nga të cilat 38 parti janë jashtë koalicioneve, përfshi partinë më të madhe në vend, Partinë Socialiste e cila ka hyrë e vetme në garë.

6 parti janë të grupuara në 2 koalicione, të cilat u koordinuan nga grupimi i Sali Berishës.

Koalicioni më i madh është ai “Bashkë Fitojmë”, ku grupimi i Berishës mori fuqi juridike nga bashkimi i Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës. Me këtë koalicionin, Berisha ka kandidatë për cdo bashki, si për kryetarin, ashtu edhe për këshillin.

Krijimi dhe garimi i këtij koalicioni u shoqërua me debate, sepse KQZ dhe më pas Gjykata, nuk pranuan që Berisha të ishte kryetar i tij dhe në fletë votimi do të jetë kryetar i “Bashkë Fitojmë”, Ilir Metaj.

Pas një lufte të gjatë politike dhe juridike, PD-ja është në fletën e votimit më vete, dhe me kryetar Enkelejd Alibeajn.

Por PD nuk merr pjesë plotësisht në zgjedhje. Ajo garon në vetëm 14 bashki për kryetarin, ndërsa aspiron këshilltarë bashkiakë vetëm në 57 njësi.

Sot garojnë edhe 12 kandidatë të pavarur, 10 për këshillat, ndërsa 2 për kryetarë bashkie, përkatësisht në Devoll e Sarandë.

Në total, 23.907 kandidatë në total janë pjesë e kësaj gare, duke aspiruar një vend për pushtetin lokal.

Edhe në këto zgjedhje, sic ndodhi në vitin 2021, thuajse në të gjithë vendin identifikimi i votuesve do të bëhet përmes pajisjeve elektronike. Ato e njohin votuesin me shenjën e gishtit, duke mos lejuar votimin e shumëfishtë, apo atë familjar.

Në 3 bashki të rëndësishme, jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik.

Elbasani e Kamza e aplikojnë këtë proces për herë të parë, ndërsa Vora e ka ekpserincë të përsëritur, pasi e bëri edhe në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar.

Ky proces ka kushtuar miliona euro, por KQZ po e eksperimenton me garancinë se fshehtësia e votës ruhet, nuk ka vend për manipulime, dhe se rezultati del brenda pak minutash nga mbyllja e qendrës së votimi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË PAK PARA SE TË NISTE PROCESI I VOTIMIT/ Goditet kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, nga simpatizanti i “Bashkë Fitojmë”
Previous article "LOKALET"/ Shqiptarët votojnë sot për 61 kryebashkiakët e rinj

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete Aktualitet

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT