• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI MAKABËR/ Tefta Malaj jep dëshminë për hetuesit, mohon lidhjen me italianin: Taulanti ishte posesiv, ma kishte…
Home
Breaking News

KRIMI MAKABËR/ Tefta Malaj jep dëshminë për hetuesit, mohon lidhjen me italianin: Taulanti ishte posesiv, ma kishte…

12 May, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetuesit italianë kanë marrë mëngjesin e kësaj të premteje dëshminë e Tefta Malajt, 39-vjeçares shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj. Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore të Foggia-s, në Itali. 45-vjeçari vrau fqinjin e tij italian Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare, duke i goditur barbarisht me thikë.

Tefta mori plagë të shumta dhe që prej asaj nate ndodhet në spital, ku dhe u mor në pyetje nga hetuesit italianë. Sipas asaj që shkruan ANSA, ajo u ka treguar atyre se bashkëshorti ishte shumë posesiv dhe se ishte aq xheloz sa ia kishte ndaluar të kishte kontakte me njerëz të tjerë, apo të dilte nga shtëpia për të pirë një kafe me shoqet.

Vitin e fundit, sipas dëshmisë së përcjellë nga agjencia italiane e lajmeve, sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Një lidhje që gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë.

Sa i përket armës së krimit, Tefta mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpi atë thikë, e gjatë 18 centimetra, e që me gjasë 45-vjeçari e kishte siguruar kohë më parë.

Tefta konfirmoi po ashtu të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë dhe plagosjes së saj, e cila është shfaqur edhe në videot e regjistruara nga kamerat e vendosura në shtëpi, por edhe nga vetë rrëfimi i burrit të saj. Sipas asaj që shkruan ANSA, hetuesit janë përqendruar në mënyrë të veçantë tek marrëdhënia mes bashkëshortëve.

Marrja në pyetje, që u zhvillua në repartin e kirurgjisë në spitalin e Foggia-s zgjati rreth 2 orë. E pranishme mësohet se ishte edhe e ëma e Teftës.

Ndërkohë, kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë. Kështu, Massimo De Santis u vra me 23 goditje me thikë, ndërsa 16-vjeçarja Jessica me 6 goditje në kraharor. 45-vjeçari Taulant Malaj vrau fillimisht fqinjin, i bindur se kishte një lidhje me bashkëshorten e tij. Më pas i mori jetën të bijës, gjatë kohës që kjo e fundit tentonte të mbronte të ëmën.

Tefta Malaj po ashtu para hetuesve mësohet të jetë shprehur se kamerat në shtëpi, në dhomën e ndenjes dhe atë të gjumit, i kishte vendosur për të kontrolluar të shoqin, pasi kishte mësuar se ai ngacmonte seksualisht Jessica-n, kur ajo ishte 14-vjeçe.

39-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa varrimi i vajzës së saj, ANSA shkruan se mund të mbahet në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DUA TE BEHEM NENE”/ Luizi për deklaratën e Kiarës: Edhe unë dua të bëhem kryeministër
Previous article E RENDE NE TIRANE/ Pas sherrit gruaja godet me thikë bashkëshortin 25-vjeçar

F.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT