Në Aeroportin e ‘Nënë Terezës’ sapo janë riatëdhesuar 130 shqiptarë, të cilët kishin ikur drejt shtetit të Francës me qëllim azilin e përhershëm.
Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj ka thënë se po bëhet akoma dhe më tepër lidhur me zhvillimin e procesit të riatëdhesimit të këtyre individëve në territorin shqiptar.
“Kemi marrë masa konkrete për të parandaluar azilkërkimin. Kemi forcuar shumë situatën dhe rolin tonë në këto raste. Kemi patur nga këto të fundit disa të tilla me dokumente të falsifikuara, por që janë mbyllur me sukses”, ka thënë për mediat gjatë aksionit në Rinas vetë Drejtoresha Hajnaj.
Në fakt nuk është rasti i parë për këtë vit i kthimit të shqipraëve në vend, pasi ka patur që javët e para të muajit janar procedura të këtij lloji.
Përgatiti: AlpeNews.al


