• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I BEFASUAR NGA VARFËRIA NË TIRANË”/ Roland Bejko: Kam planin e shpëtimit
Home
Politikë

“I BEFASUAR NGA VARFËRIA NË TIRANË”/ Roland Bejko: Kam planin e shpëtimit

11 May, 2023 s.autor Politikë

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko e nisi intervistën e tij në Debat me befasinë që ai ka krijuar gjatë fushatës elektorale në lidhje me varfërinë që ekziston në kryeqytetin e Shqipërisë.

Bejko tregon se disa zona të Tiranës ngjasojnë me atë të viteve 1990.

“I befasuar se bashkia ka një buxhet të lartë dhe shërbimet në zonat rurale është zero. Nuk e di ku i çojnë paratë. 500 m larg studios në institutin e baletit në njësinë 2 kemi një Tiranë të ngjashme me vitet 1990. Hapësira të zëna me makina të parkuara kudo, ka pisllëk dhe asfalt elektoral. Gjetëm një Tiranë ku të merret fryma. 8 vite ishin të mjaftueshme për t’i ndryshuar fytyrën kryeqytetit.

Ne e filluam fushatën me goditjen që duam t’i japim sistemit. Nuk e kam për kapitalizimin, por gjendjen kaotike ku aplikohen metoda të kapitalizmit që na çojnë në monopole. Vetëm 5-6 kompani marrin prokurimet publike. Ka rënë fuqia blerëse, qytetarët nuk kanë para në xhepa. Flitet për gjithçka por nuk flitet për tregun në Tiranë.

Jam befasuar nga fakti se në Tiranë ka më shumë varfëri. Jam befasuar se Veliaj ka bërë klipe dhe unë i kërkoj ato vende. Në bazë kam gjetur mijëra demokratë që më kanë befasuar dhe që më kanë thënë se më mbështesin. Më kanë thënë që të mos e lemë PD që ta marrin klasa e vjetër politike në varr”, shprehet Bejko.

Kandidati demokrat e kërkon mbështetjen tek qytetarët që duan të shpëtojnë nga berishizmi, i cili sipas tij ka gjetur shtrirje te të gjithë nga Rama e Veliaj, tek Berisha e Këlliçi,

“Synimi ynë është të shpëtojmë PD. Berishizmin e gjejmë te Ilir Meta, Edi Rama, Erion Veliaj dhe çiraku i Berishës. Kjo PD sot është çliruar nga barra. I ka marrë Berisha me vete. Qytetarët e kuptojnë që ne nuk kemi lidhje me korrupsionin.

Unë jam në përkrahje të plotë. E kam të gjithë strukturën e PD në dispozicion. Është krijuar Këshilli EuroAtlantik që ka thërritur të gjithë personalitetet e PD që kanë kontribut dhe që tregojnë se rrënjët nuk kanë shkuar pas një trupi të kalbur”, deklaroi kandidati nga radhët e Alibeajt.

Teksa prezantoi programin e tij për Tiranën, nga zgjidhja e problemeve me trafikun, ndotjen, transportin urban, etj, Roland Bejko u shpreh se rivalët e tij në këtë garë nuk kanë asnjë platformë për të prezantuar para qytetarëve, ndërsa për kryebashkiakun aktual Erion Veliaj shtoi se duhet të jepte llogari për bilancin e 8 viteve në krye të drejtimit të kryeqytetit.

“Unë punoj për 14 majin por perspektiva është brenda. Në varësi të zgjedhjeve do të ndërtohet dhe strategjia për të ardhmen. Ambicia ime është maksimale. Shumë qytetarë çuditen sepse unë them se shanset për të fituar janë shumë të mëdha.

Programin e vlerësojnë të majtë dhe të djathtë sepse ne e kemi, teksa të tjerët nuk e kanë. Veliaj ka 8 vite në qeveri dhe para se të shpaloste se çfarë do të bënte duhet të jepte llogari për ato që ka bërë dhe pastaj të hidhte propozimet e reja.
Nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë me propagandë. Humbasin partitë dhe nuk bëjnë asnjë reflektime.

Belind Këlliçi nuk ka program, por teza elektorale të cilat i qëmton dëgjo këtu dëgjo atje dhe pastaj krijon një ide. Ideja e biletës falas është futuriste. Në kapitalizëm nuk ka asgjë falas. E para nuk e bën dot pasi këshilli është ai që merr vendimet. Unë do të subvencionoj të varfrit për biletën, pensionistët, gratë, studentët dhe ata që janë të përshirë në ligj. Transporti sot na merr gjysmën e pagës”, përfundoi Bejko i cili kërkoi votën e tiranasve për të lënë pas klasën e vjetër politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EKSPERIENCË PASURUESE"/ Kristi ka një mesazh për 3 finalistët e BB VIP: Koha për të vënë...
Previous article REVOLTOHET qytetarja: Nuk ka më kriminel se Berisha që vrau, preu dhe shkatërroi. S'ka turp një burrë plakë...

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT