• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHET TA PROVONI! Shurupi i rrallë i kumbullave jeshile që ndihmon për tretjen
Home
Shëndet

DUHET TA PROVONI! Shurupi i rrallë i kumbullave jeshile që ndihmon për tretjen

10 May, 2023 s.autor Shëndet

Kumbullat shahine i kanë bërë shoqëri njerëzimit prej shumë kohësh.

Të dhënat shkencore konfirmojnë se këto kumbulla janë përdorur në mjekësinë popullore të qytetërimeve të ndryshme.

Muaji maj është ideal për të shijuar kumbullat shahine në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira. Duke qenë se në këtë periudhë këto kumbulla kanë shkëlqimin e tyre, AgroWeb.org do të ndajë me ju recetën e rrallë të shurupit të veçantë të këtyre kumbullave.

Përbërësit

1 kg kumbulla shahine
1 kg sheqer kaf
1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin
Udhëzimet

1. Lajini dhe kullojini kumbullat. Lërini të thahen plotësisht për disa orë. Nëse dëshironi mund t’i shpërndani në një tepsi dhe t’i thani natyralisht. Gjatë tharjes, pastroni mirë kumbullat nga bishtat ose gjethet e mbetura. Heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, ato do të lundrojnë në sipërfaqe dhe do të duhet ta kulloni shurupin për t’i hequr ato.

Për më tepër, bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.

2. Hidhni kumbullat e kalbura sepse ato do të prishin shurupin.

3. Sterilizojeni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool.

4. Hidhni sheqerin dhe kumbullat në shtresa dhe në sasi të barabarta. Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë një shtresë të hollë sipër kumbullave.

5. Mbulojeni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë. Gjatë këtyre ditëve, përzijeni shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë. Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës. Përzierja duhet të vazhdojë herë pas here në harkun kohor të 80 ditëve.

Nëse vini re se kumbullat në sipërfaqe kanë marrë një ngjyrë të ndryshme ose njolla të bardha, përzijeni shurupin mirë. Sekreti i shurupit të mirë të kumbullës qëndron tek sasia e barabartë e frutave me sheqerin, por në varësi të madhësisë dhe lëngut të kumbullave ju mund ta ndryshoni recetën në 1 kg kumbulla me 1.5 kg sheqer.

Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se :

• Sasia e madhe e acidit citric tek kumbullat e ndihmon organizmin të largojë acidin laktik, rrjedhimisht të shërohet më shpejt.
• Kumbullat shahine ndihmojnë sekretimin e gjendrave të gojës dhe enzimave të tretjes duke përmirësuar të gjithë procesin në tërësi.
• Shurupi i kumbullës shkatërron bakteret e dëmshme dhe ndihmon kundër diaresë duke përmirësuar funksionin normal të zorrëve.

Pirja e shurupit të kumbullave me ujin përmirëson ndjeshëm tretjen, sidomos pasi e keni tepruar me të ngrënit, forcon imunitetin dhe jep energji të madhe për organizmin.

Vlerat e kumbullave

Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit.

Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.

Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

Përmirëson shikimin.

Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular dhe formimin e perdeve të syrit.

Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave.

Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen.

Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO TRANSPORTONTE EMIGRANTË TË PALIGJSHËM.../ Arrestohet 35-vjeçari në Korçë
Previous article PAS PUTHJES NË BB VIP/ Kristi në kërkim të striptistes, shkon e viziton te...

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT