• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TUNEL I MBUSHUR ME ARMË/ Çfarë u gjet në shtëpinë e ish-kryeministrit pakistanez
Home
Nderkombetare

TUNEL I MBUSHUR ME ARMË/ Çfarë u gjet në shtëpinë e ish-kryeministrit pakistanez

9 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Makina e Imran Khan është rrethuar,” tha ndihmësi i Khan, Fawad Chaudhry pa konfirmuar arrestimin e tij.

Policia pakistaneze sulmoi rezidencën e ish-kryeministrit Imran Khan në qytetin lindor të Lahore të shtunën dhe arrestoi 61 persona mes gazit lotsjellës dhe përleshjeve midis mbështetësve të Khan dhe policisë.

Khan nuk ishte në shtëpi, pasi kishte udhëtuar në Islamabad për t’u paraqitur para një gjykatësi për t’u përballur me akuzat se ai shiti dhurata shtetërore ndërsa ishte në detyrë dhe fshehu pasuritë e tij.

Mbështetësit e Khanit me shkopinj në duar u përpoqën t’i rezistonin policisë duke hedhur gurë dhe kokteje molotov. Të paktën tre policë u plagosën.

Policia theu derën kryesore të rezidencës së Khan dhe gjeti armë automatike, molotov, shufra hekuri dhe shkopinj të përdorur në sulmet ndaj policisë gjatë javës.

Ministri i Brendshëm, Rana Sanaullah tha se policia beri një kontroll të plotë në shtëpinë e Khan, ku gjetën bunkerë dhe dyshuan se ishin fshehur armë dhe municione të paligjshme.

Khan, tani lider i opozitës, u rrëzua në një votë mosbesimi në Parlament prillin e kaluar. Ai akuzohet për shitjen e dhuratave të shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë dhe fshehje pasurie, akuza që ai i mohon.

70-vjeçari Khan, i cili ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Parlament, ka pohuar se largimi i tij nga pushteti ishte pjesë e një komploti nga pasardhësi i tij, kryeministri Shahbaz Sharif, dhe Shtetet e Bashkuara. Si Uashingtoni ashtu edhe qeveria e Sharifit i kanë mohuar akuzat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZOI SEKSUALISHT ME 13-VJEÇAREN/ Arrestohet i riu i shpallur në kërkim në Berat (EMRI)
Previous article "KAM FILMUAR TË GJITHË TAKIMET E GRUAS TIME ME ITALIANIN"/ Taulant Malaj rrëfen pse xhiroi videon pas krimit

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT