• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DY VËLLEZËRVE HAXHIA/ “Zbërthehet” i penduari i drejtësisë: Dumani zbriti nga makina dhe i qëlloi sërish pasi…
Home
Breaking News

VRASJA E DY VËLLEZËRVE HAXHIA/ “Zbërthehet” i penduari i drejtësisë: Dumani zbriti nga makina dhe i qëlloi sërish pasi…

9 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Zbërthehet” i penduari i drejtësisë Klevis Alla. Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, Alla ka folur mbi vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Para togave të zeza i riu dëshmoi se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Dumanin, i cili në kokë mbante një kapuç si ato të policisë. Ai tha se bashkë me Nuredinin ishte edhe një person tjetër, po me kapuç, që nuk e njihte.

Gjithashtu ai mësohet të ketë thënë se ka telefonuar Besmir Haxhinë, me qëllimin për t’u takuar.

“Besmir Haxhia ishte tek dyqani i agjencisë dhe s’ka vonuar shumë, ka ardhur tek tregu i ShënVlashit. Asnjë nuk ishte në dijeni që Besmiri ishte me vëllain e tij Viktorin. Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur”, ka treguar Klevis Alla.

Sipas të penduarit Klevis Alla, pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Nuredini ka zbritur nga makina dhe i është afruar viktimave dhe ka qëlluar sërish mbi ta.

“Më pas ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës”, është shprehur ai.

Më tej i penduari i drejtësisë tregon se Dumani e ka braktisur makinën “Benz” disa metra poshtë varrezave ku ka hedhur edhe armët e zjarrit.

“Kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë, pasi në zonë po lëvizin disa polic”, tha ia në fund të dëshmisë së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I VRASËSIT TË NIKULAJT/ Avokati: S’ka asnjë pengesë për ekstradimin e Ruben Saraiva...
Previous article "EVROPA ËSHTË KËTU..."/ Rama mesazh urimi në Ditën e Europës

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT