• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NIKULAJT/ Shqipëria s’ka marrëveshje ekstradimi me Marokun, mund të shkëmbehet me një të burgosur. MESAZHI nga Interpol
Home
Breaking News

VRASJA E NIKULAJT/ Shqipëria s’ka marrëveshje ekstradimi me Marokun, mund të shkëmbehet me një të burgosur. MESAZHI nga Interpol

9 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja lidhur me çështjen Ruben Saraiva, portugezin që kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, mësohet se ka udhëtuar nga Greqia drejt Marokut ku edhe u arrestua, një vendi me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Mirëpo nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se Interpol Maroku ka dërguar një mesazh të hënën ndaj homologëve shqiptar, me përmbajtje: “Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim”.

Praktikisht ky është edhe mesazhi që informon palën shqiptare për arrestimin e të shumëkërkuarit dhe njëherësh kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe argumentet mbi veprat penale për të cilat akuzohet nga Shqipëria. Sa i përket marrëveshjes së ekstradimeve që mungon me këtë shtet, autoritetet përkatëse në të kaluarën kanë përdorur në disa raste parimin e reciprocitetit të ndërsjellë. Kjo do të thotë, se ekziston varianti që Saraiva të shkëmbehet me ndonjë person të shpallur në kërkim nga autoritetet marokene dhe që mund të jetë ndaluar në Shqipëri.

Ndërkohë, ky person ka disa nga anëtarët e familjes së tij në Marok, dhe me sa duket ka qenë i informuar edhe sa i përket mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi me Shqipërinë të këtij shteti, duke e zgjedhur si vend ku do të vijonte arratinë e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSIA NUK I NDAL SULMET/ Von der Leyen në Kiev: Jam aty ku vlerat që i mbajmë afër, mbrohen çdo ditë
Previous article A DO KTHEHEN 3 NGA MALDIVET? Luizi habit me përgjigjen: Ku di...

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT