• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KENI ME DAMKË…”/ Rama: Bashkia e Shkodrës na ka nxirë jetën, nuk bëjmë debat me kandidatët e faqes së zezë
Home
Politikë

“E KENI ME DAMKË…”/ Rama: Bashkia e Shkodrës na ka nxirë jetën, nuk bëjmë debat me kandidatët e faqes së zezë

8 May, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me kryebashkiakët e djathtë është e pamundur të punosh.

Rama u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se për tre akse të ndërtuara në Shkodër, Velipojë -Shëngjin dhe Theth, Bashkia “ia ka nixrë jetën” qeverisë.

Ndër të tjera, Rama i quajti kandidatët e koalicionit Meta-Berisha si kandidatë të “faqes së zezë”.

“Nuk bëjmë ne debat me kandidatët e faqes së zezë të këtij vendi. Nuk bëjmë debat me ta. Nuk na ngelet ne t’i njohim se i njeh forca që i ka regjistruar, i njeh KQZ. Ata janë kandidatë të një faqeje të zezë, e keni me damkë të DASH, të Mbretërisë së Bashkuar, dhe të BE, i cili nuk përdor këtë lloj mekanizmi, por për ata që kanë këtë lloj damke i kanë dyert e mbyllura.

Kjo është përpjekje e atyre personazheve për të qenë protagonistë në politikë, për të marrë pengje sa të munden, për të marrë ndonjë bashki aty -këtu. Unë mbaj atë anë që do të mbajnë të gjithë shqiptarët, duhet të mbajnë një qëndrim shumë të thjeshtë. Me një forcë që është marrë peng nga një i damkosur nga SHBA, nuk duhet të kenë asnjë iluzion. E kanë? Është puna e tyre.

Edhe inserti i parë dhe i dyti, janë të mira për të bërë spektakël, por janë gjysmë të vërteta. Ato batuta të shpëkutura ishin një minutë e gjysmë insert, por fjalimet e mija deri tani mund të jenë nga 30 orë. Kjo tjetra është më keq se unë këtë e kam shpjeguar. Nuk është se s’do dua unë të bëj punë me ata, por me ata nuk punohet dot.

Ne kemi bërë për Shkodrën më shumë investime se çfarë ka bërë partia e tyre kur ishte. Kemi bërë rrugën Shkodër-Velipojë, Shkodër-Theth…kemi nisur rrugën Shëngjin-Velipojë, tre akse strategjike për ekonominë dhe turizmin e Shkodrës. Na kanë nxirrë jetën në këto raste, Bashkia e Shkodrës, dhe çdo bashki tjetër duhet të merret me procesin e shpronësimeve”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Nga Greqia në Marok, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i portugezit që vrau Ardian Nikulajn
Previous article "ÇFARË FLET MO..."/ Rama debat live me gazetarin në emision: Je ofendues, këto që po thua ti janë tmerre

F.autor

Postime të ngjashme

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT