• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇFARË FLET MO…”/ Rama debat live me gazetarin në emision: Je ofendues, këto që po thua ti janë tmerre
Home
Politikë

“ÇFARË FLET MO…”/ Rama debat live me gazetarin në emision: Je ofendues, këto që po thua ti janë tmerre

8 May, 2023 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, ka debatuar me analistin Neritan Sejamini, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me investimet e huaja.

Sejamini i tha Ramës se gjatë qeverisjes së tij nuk ka investime të huaja domethënëse, por vetëm vazhdim të investimeve të qeverisë Berisha, ose kompani shqiptare që janë regjistruar në offshore.

Edi Rama: Merri dhe lexoji investimet e huaja pse une do ua them?

Neritan Sejamini: Unë po flas për fakte ekonomike. Ose flasim me fakte ose me fushatë, kërcim dhe këngë.

Edi Rama: Si flitet kështu? Investimet janë në maksimume historike.

Neritan Sejamini: Janë kompani të huaja që kanë qenë, ose kompani shqiptare të regjistruara jashtë. Ka kompani të huaja këtu përveç SHELL?

Edi Rama: Si flisni kështu? Kjo është një gjuhë që nuk e di çfarë të them. Vetëm gjuhë faktesh nuk është. Sigurisht SHELL, nuk ka filluar të ekzistojë pasi ekzistoi partia jote. Flet në emër të asaj qeverie ti, sepse ke qenë këshilltar dhe flet në emër të Saliut.

Neritan Sejamini: Nëse ke gjë me fakte, nuk ka kuptim të thuash si flas unë.

Edi Rama: Ti je ofendues në mënyrën si flet. Je ofendues. Po mirë, po kontratat e reja të SHELL? Je i painformuar.

Neritan Sejamini: Cili është një investitor i huaj që ka ardhur në Shqipëri me qeverisjen tuaj?

Edi Rama: SHELL ka kërkuar të bëjë kontrata të reja.

Neritan Sejamini: Vazhdim i investimit…

Edi Rama: Kompanitë që nga Mercedesi deri te kompania koreane apo kompania japoneze, deri të Lufthansa që ka 400 të punësuar. Po të marr këto, por ka shumë të tjerë.

Neritan Sejamini: Sa është vlera?

Edi Rama: Më pyete për kompani dhe po ti them. Voltalia çfarë është? Kompani e madhe franceze.

Neritan Sejamini: Tenderim i Shqipërisë.

Edi Rama: Ça flet mo ça flet?

***
Edi Rama: Të thuash që Porti i Durrësit nuk është investim i huaj….

Neritan Sejamini: A do të financohet nga shitja, Porti i Durrësit?

Edi Rama: Nuk dua të flas, se nuk dua të prish gojën, këto që thua ti janë tmerre. Janë qesharake. Vjen investitori i huaj, do të bëjë invsetim 2 miliardë…

Neritan Sejamini: Faktet mund të jenë skandaloze, por janë të vërteta. Kjo e Portit të Durrësit verifikohet lehtësisht.

Edi Rama: Këto i kam dëgjuar nga partia jote në Parlament. Ose e bën me qëllim ose je out. Ti thuash audiencës tënde që ky invsetim nuk është i huaj, është turp.

Neritan Sejamini: Është kështu si them unë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KENI ME DAMKË..."/ Rama: Bashkia e Shkodrës na ka nxirë jetën, nuk bëjmë debat me kandidatët e faqes së zezë
Previous article E PAPRITUR/ Nesër çadrat të gjithë me vete: Ja çfarë ndodh me motin ditën e martë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT