Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit ka qenë në Rreshen.
Ama nga Rrësheni është shprehur se është çuditur kur për herë të parë e ka dëgjuar nga një kandidat që të thotë se është djali i mirë ndaj ta votojnë.
Kryesocialisti ndër të tjera është shprehur se nuk kemi ardhur për të kërkuar dhëndër dhe ai të thotë që është djalë i mirë, sipas tij Rrësheni ka nevojë për një person që punon.
“Ai thotë që jam djalë i mirë por nuk kemi ardhur për të gjetur nuse, apo për të kërkuar nuse. Nuk kisha dëgjuar deri më tani se për zgjedhje të thotë se jam djalë i mirë. Mesa shikoj unë, ai i paska gjunjët copë, nuk e njoh fare por kam qeshur kur më thanë se thotë se jam djalë i mirë. Ti japësh zërin një gërdalle non grada, dhe një tjetri që është i pakorigjueshëm do të thotë që nuk je mirë dhe nuk di të gjykosh se çfarë është mirë dhe çfarë është keq”, ka thënë Rama.


