• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPET NË KORÇË/ Kishte “paketuar” në furgon 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohet durrsaku
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPET NË KORÇË/ Kishte “paketuar” në furgon 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohet durrsaku

5 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap duke transportuar kundrejt pagesës, me një automjet (furgon), 15 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 56-vjeçari.

Sekuestrohen furgoni, një aparat celular dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 9”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. A., 56 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, pranë fshatit Cangonj, Devoll, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip furgon, u gjetën 15 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 56-vjeçari do t’i transportonte emigrantët e paligjshëm, kundrejt pagesës, në kufirin me Kosovën, me qëllim që të kalonin ilegalisht në këtë shtet dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË SERBI/ Vuçiç: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist
Previous article 33 VITE PRITJE/ Napoli feston titullin e tretë në histori. Rrahmani një histori frymëzuese

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT