• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJAKMARRJA LEKSTAKAJ-NIKULAJ/ Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakaj në 2007-tën. Pritet vendimi për Haxhinë e anglezët
Home
Breaking News

GJAKMARRJA LEKSTAKAJ-NIKULAJ/ Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakaj në 2007-tën. Pritet vendimi për Haxhinë e anglezët

3 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqipëria ka nisur përpjekjet për të ekstraduar nga Anglia një shqiptarë dhe tre britanik nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ata janë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman ndërsa në arrati ndodhen Harry Simpson bashkë me Ruben Saraiva.

Në vitin 2007 Shqipëria dështoi në ekstradimin nga Anglia të Pjetër Lekstajt nga familja Lekstakaj në gjakmarrje me familjen Nikulaj.

Ish-korrespondenti Top Channel në Londër Muhamed Veliu i cili e ka raportuar këtë ekstradim të dështuar , risjell detajet. Dosja “Nikulaj” me 300 faqe përkthyer në kohë rekord nga Ministria e Drejtësisë, bashkë me një letër garanci për një gjyq të drejtë, firmosur nga ministri Ulsi Manja, i ka mbërritur gjykatës në Londër.

Kërkesa për ekstradim nga Anglia, e një shqiptari dhe tre anglezëve nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hera e dytë për shtetin shqiptarë kërkues të ekstradojë persona, të përfshirë në një konflikt që daton nga viti 1997 mes familjeve Lekstakaj dhe Nikulaj.

Ky person në këtë foto ekskluzive siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, është Pjetër Lekstaj. Në vitin 2007 do të arrestohej në qytetin e Birminghamit me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Pjetër Lekstakaj i ndoqi seancat gjyqësore të ekstradimit në gjendje të lirë me kusht si pasojë e gjendjes së ti shëndetësore.

Gjykata ekstradimeve në Londër me kërkesë të Top Channel vuri në dispozicion vendim për këtë çështje në të cilën thuhet: “Ekstradimi Pjetër Lekstakaj kërkohet nga Shteti Shqiptarë pasi ai është dënuar në mungesë me 10 vite burg për tentativë vrasje dhe përdorim armë luftarake”- shkruhet në vendim.

Disa muaj më pas kjo gjykatë e refuzoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar ngas Anglia Pjetër Lekstakaj me këtë arsyetim.

“Duke marrë në konsideratë situatën shëndetësore mendore të tij, konstatojmë se ai përbën një risk të lartë për vetëvrasje dhe kërkon kujdes 24 orë nga bashkëshortja. Ai nuk është i mundur për tu përballur me rigjykim. Në të tilla kushte do të ishte jo e drejtë lejimi ekstradimit të tij. Në Shqipëri ka kujdesie të limituar në trajtimin e depresionit ndaj këtij personi si në QSUT apo spitalin e burgut”.

Nëntë vite më pas nga ky proces ekstradimi në Londër, Eltoni djali Pjetër Lekstakajt do ti dërgonte një kërkesë krye prokurorit të Lezhës, për të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, e ardhur në Shqipëri bashkë me babanë Pjetrin dhe nënën për të dëshmuar.

Ata donin të depozitonin dëshmitë e tyre për vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe të Laurent Gjetjas në 28.09.1997 bashkë me atë të Gjovalin Lekstakajt në 30.09.1999 ku mbeti i plagosur Pjetër Lekstakaj. Kjo nuk u realizua asnjëherë.

Nëse Pjetër Lekstakaj do të ekstradohej nga Anglia në Shqipëri dhe nëse djalit të tij do ti merrej dëshmia, e më pas të vepronte drejtësia shqiptare, atëherë do të realizohej një shkëputje të zinxhirit të gjakmarrjes. E me të gjitha gjasat kjo do të shërbente për mos tija marrë jetën Ardian Nikulajt bazuar në ligjet e kanunit siç dyshohet deri më tani./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI/ Escobar: Normalizimi i tyre nis me Asociacionin, BE dhe SHBA duan të bëhet realitet
Previous article DRONËT NË KREMLIN/ Ukraina mohon përfshirjen: Nuk sjell asnjë përfitim, Moska po planifikon...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT