• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet DËSHMIA e motrës së Arielës: Ma vrau ai plehra para syve të mi! Ne…
Home
Sociale

Zbardhet DËSHMIA e motrës së Arielës: Ma vrau ai plehra para syve të mi! Ne…

22 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vrasja e paralajmëruar e 21-vjeçares Ariela Murati ka qenë temë e emisionit të sotëm në studion e “Rudina” në Tv Klan. Gazetari Spartak Koka, psikologia Oriola Pampuri dhe pedagogu i Ariela Muratit, Erlis Hereni kanë qenë të ftuarit të cilët kanë folur për ngjarjen e rëndë.

Gazetari Spartak Koka ka treguar edhe një pjesë të dëshmisë që kishte dhënë në polici motra e viktimës Ariela Murati.

“Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi. Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë dhe s’na thanë as ata të shtëpisë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”, kështu është shprehur në polici motra e Arielës.

Nën lot dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, motra e Arielës përsëriste vazhdimisht para oficerëve të policisë gjyqësore: “Ma vrau motrën para syve”.

Sipas gazetarit Koka, studentja kishte marrë kërcënime të herë pas hershme dhe zakonisht ruheshin, por kësaj radhe u kapën të papërgatitura nga Aldisoni.

“Ata ishin të papërgatitura pasi zakonisht ruheshin. Për kërcënimet ishte vënë në dijeni edhe familja e vajzës dhe e djalit. Ai ia kishte rrëfyer plumbat Arielës, familjes së saj dhe familjes së tij. Fakti që kërcënimi nuk ishte marrë seriozisht çoi në këtë ngjarje”, tha Koka.

Sa i përket dinamikës së vrasjes, një dëshmitar që pa të gjithë skenën e krimit tentoi të ndihmonte vajzën, por nuk mundi pasi ngjarja ndodhi në një kohë të shkurtër.

“Ka qenë ora rreth 14:48 minuta kur ka ndodhur ngjarja dhe në 14:52 kanë njoftuar policinë qytetarët. Ariela së bashku me motrën e saj Boretën dhe kushërirën kanë qënë duke kaluar në trotuar tek Universiteti i Mjekësisë, mesa duket Aldisoni i ka ndjekur, e ka ndaluar Arielën dhe më pas e ka qëlluar. Kjo ka qenë skena e zhvilluar në pak çaste, ku askush s’ka mundur të ndërhynte. Një shoku i kolegut tonë e kishte parë skenën kur e ka ndaluar dhe ka tentuar të zbresë nga makina për ta ndihmuar, por gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ariela, sipas dëshmitarëve, ka humbur jetën në moment pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë, ndërsa Aldisoni ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën”, u shpreh gazetari Koka.

Ndërkohë, pedagogu Erlis Hereni i cili e njihte Arielën ka deklaruar se 21-vjeçarja ishte studente shumë e mirë dhe ëndërronte të bëhej pedagoge.

“Ariela ka qenë absolute në lëndën time. I hodha një sy regjistrit sot për të qenë korrekt, ajo nuk e ka patur të thjeshtë, nuk ishte nga Tirana, por ia dilte shumë mirë. Kam qenë në automjet kur e kam mësuar lajmin. Ndalova makinën dhe i hodha një sy, ishte një shok i vërtetë, më vonë mësova ngjarjen. Dua të shpreh edhe ngushëllimet familjes. Ishte një investim familjar shumë i mirë që nuk u mbrojt nga ne të tjerët”, tha pedagogu Hereni.

Po ashtu psikologia Pampuri tha se ngjarja nuk mund të quhet krim pasioni, por ndjenjë posesive të mashkullit shqiptar.

“Një krim i tillë është i pafalshëm për këdo. Një krim i tillë nuk është krim pasioni. Këtu nuk kemi një dashuri por ndjenjën posesive të mashkullit shqiptar. Nuk ka dashuri me vrasje, nëse dikush të do të lë të jetosh i lirë, ne jemi në një marrëdhënie sepse duam jo sepse dikush apo të tjerët duan. Në këtë rast djali nuk ka menduar as për vajzën dhe as për dashurinë. Ne vijmë nga një shoqëri ku mashkulli dominon. Nuk mund të krijohet një marrëdhënie nëse nuk duan të dy, kjo është shumë jetësore”, tha Pampuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARIELËS/ Rrjeti monitorimit të dhunës: Të merren masa URGJENTE ndaj krimit!
Previous article Olti Currin e ngatërrojnë për psikolog, ja përgjigjja e tij EPIKE (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT