Të paktën 56 persona të përfshirë në mafian siçiliane Cosa Nostra janë arrestuar nga një operacion unik në Provincën e Agrigjentos.
Operacioni i koduar “Operacioni Mali” ka vënë në pranga bosa mafiozë e anëtarë të mafias siçiliane që vepronin në këtë territor si dhe kryetarin e bashkisë së një komune (San Biaggio Plantani).
Prokuroria e Palermos ka arrestuar pjesëtarët e 16 familjeve mafioze, njëkohësisht dhe anëtarë të dy klaneve të Cosa Nostras; Santa Elisabeta e Sciacca, me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, kërcënim e zhvatje me dhunë si dhe trafik droge.
Me urdhër të Prokurorisë së Palermos është vënë nën pranga Francesco Fragapane, djali i “padrinos” së Agrigjentos, kryemafiozit të klanit Santa Elisabeta, i dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe janë arrestuar bosa të klaneve mafioze siciliane në aleancë me klanet Santa Elisabeta e Ciacca.
“Operacioni Mali” ka sekuestruar 7 sipërmarrje në zotërim të klaneve Santa Elisabeta e Sciacca si dhe ka vërtetuar aktivitetin e tyre kriminal në 27 raste kërcënimi e zhvatje me dhunë në dëm të disa kooperative që adiministrojnë qëndrat e emigrantëve në këtë territor.
Ndër të arrestuarit është dhe kryetari i bashkisë së një komune në provincën e Agrigjentos i akuzuar për pjesëmarrje në aktvitti mafioz duke favorizuar tendera e vepra publike në favor të sipërmarrjeve në pronësi të Cosa Nostras.
Hetimet e antimafias kanë vërtetuar gjithashtu dhe lidhjet e mafias siciliane “Cosa Nostra” me mafian kalabreze Ndragheta.
Hetimet e këtij operacioni janë shtrirë në të gjithë Sicilinë duke ndërtuar një hartë të re të evolucionit të mafias Cosa Nostra.


