• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI NË SUDAN/ Agjencia e OKB-së paralajmëron se mund të shkaktojë krizë rajonale
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI NË SUDAN/ Agjencia e OKB-së paralajmëron se mund të shkaktojë krizë rajonale

30 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Dhuna e vazhdueshme në Sudan mund të zhysë të gjithë rajonin e Afrikës Lindore në një krizë humanitare, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).

“Një e treta e popullsisë së vendit ishte e uritur edhe para se të shpërthejnë luftimet. Tani ka mungesë të gjithçkaje dhe çmimet e ushqimeve po rriten në qiell”, tha për dpa Martin Frick, drejtor i WFP-së në Gjermani.

Rritje të ngjashme çmimesh po ndodhin edhe në shtetet fqinje si Sudani i Jugut.

“Në Sudanin e Jugut, i cili po përballet me përmbytje në disa zona dhe thatësira në të tjera për shkak të krizës klimatike, çmimet e ushqimeve janë rritur me 28 për qind në një kohë shumë të shkurtër,” tha Frick.

Presidenti de fakto i Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan ka luftuar zëvendësin e tij Mohammed Hamdan Daglo me ndihmën e ushtrisë që nga 15 prilli.

Daglo është lider i grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Dy gjeneralët morën udhëheqjen e vendit prej rreth 46 milionë banorësh përmes dy grushteve më 2019 dhe 2021.

Qindra njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve dhe mijëra janë duke ikur nga vendi. Qeveritë nga e gjithë bota kanë nisur misione evakuimi për t’i transportuar qytetarët e tyre.

WFP-së i është dashur të pezullojë mbështetjen e saj për 7.6 milionë njerëz në vend si rezultat i luftimeve.

Sipas Frick, refugjatët që kanë gjetur strehim në Sudan, gratë shtatzëna ose fëmijët e kequshqyer nuk do të mbeten pa mbështetjen e WFP. “Sapo të lejojë situata e sigurisë, ndihma duhet të rifillojë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË NXORRËN DHUNUES, NDËRSA UNË..."/ Luizi i ndalon fjalën menjëherë Efit, çfarë ndodhi mes dyshes
Previous article "DOSJA DUMANI MBUSH 1 VIT"/ SPAK kërkon dhe tre muaj hetime për 32 personat. Çështja ndahet në dy pjesë

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT