• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOI VJEHRRËN DHE NIPIN E SAJ MË PAS U DOGJI SHTËPINË/ Ish dhëndri nga Kosova ende në kërkim! Policia arreston shokun e tij në Morinë
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOI VJEHRRËN DHE NIPIN E SAJ MË PAS U DOGJI SHTËPINË/ Ish dhëndri nga Kosova ende në kërkim! Policia arreston shokun e tij në Morinë

30 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kapet në Morinë një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Llakatund të Vlorës, një prej autorëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Llakatund, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta, 2 shtetas kishin dhunuar fizikisht një 70-vjeçare dhe nipin e saj 14-vjeçar, dhe më pas kishin tentuar t’i vrisnin ata, duke i vënë zjarrin banesës ku këta 2 shtetas gjendeshin pa ndjenja, kanë organizuar punën për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtij rasti.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të Policisë së Vlorës, si dhe koordinimit të informacionit dhe punës policore me shërbimet e PKK Morinë, u kap në Morinë, në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi G. B., 42 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në Kosovë (shoqërues i shtetasit G. B.), i cili dyshohet se duke pasur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Vlore
Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore paraprake, bazuar dhe në kallëzimet e shtetasve të dëmtuar, dyshohet se shtetasit H. B., në bashkëpunim me shtetasin G. B., kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar dhe nipin e saj të mitur (ish- vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe pasi i kanë lënë pa ndjenja, i kanë vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.

2 shtetasit e dëmtuar kanë mundur të dalin nga banesa që ishte duke u djegur dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Si pasojë e zjarrit është djegur banesa e shtetases së moshuar dhe është dëmtuar pjesërisht një banesë tjetër e pabanuar, aty pranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. B. dhe G. B., si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit D. K.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSHATA/ Sako me gratë në Durrës: Kemi bërë shumë në drejtim të barazisë gjinore...
Previous article "FATMIRI QËLLOI HAKIUN"/ Dëshmia e Zylfie Haklajt për konfliktin me familjen Hoxha

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT