• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Kievi gati për një evakuim masiv në Kherson!
Home
Botë

LUFTA NË UKRAINË/ Kievi gati për një evakuim masiv në Kherson!

30 April, 2023 s.autor Botë

Lufta në Ukrainë është në ditën e 431-të. Kievi shprehet gati për një evakuim masiv nga Kherson nëse intensifikohen bombardimet ruse në rajon. Kreu i grupit mercenar pro-rus Wagner, Prigozhin paralajmëron:

Kundërofensiva ukrainase do të fillojë më 15 maj.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, po rritet pakënaqësia në radhët ruse.

Gjithnjë e më shumë ushtarë rusë po refuzojnë të luftojnë në qytetin Marinka, në Donjeck.

Nga kryeqyteti hungarez, Budapest, Papa Françesku u bëri thirrje të rinjve:

Ndihmojeni botën të jetojë në paqe!

Për Moskën, e vetmja përgjigje është shkatërrimi i plotë i Kievit. Dje, një depo karburanti mori flakë në Sevastopol të Krimesë, pas një sulmi të dyshuar të kryer me një ose më shumë dronë. Kryediplomati rus, Lavrov sulmoi sërish Amerikën dhe aleatët e saj:

Përpjekjet për të izoluar Moskën po dështojnë!

Gjatë natës, trupat ruse bombarduan qytetin Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk, në Ukrainën lindore. Pati dëme në shtëpi e të tjera objekte banimi, si edhe në linjat e transmetimit të energjisë elektrike.

“Administrata amerikane është përgjegjëse për nxitjen e konfliktit në Ukrainë dhe përmes presionit mediatik përpiqet të fajësojë Rusinë për krizën”. Kështu deklaroi kryetari i Parlamentit të Kubës, Esteban Lazo i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Në emër të Parlamentit, ne përsërisim dënimin më të ashpër ndaj sanksioneve të njëanshme për Rusinë. Ne kundërshtojmë politikën e izolimit të Rusisë përmes një fushate të fuqishme mediatike, që synon nxitjen e urrejtjes kundër Moskës, të cilën kërkojnë ta fajësojnë për përshkallëzimin e konfliktit.

Moska akuzon Ukrainën se sulmi me granata i ushtrisë së saj në fshatin Suzemka, në rajonin Bryansk të Rusisë, shkaktoi dy viktima. Kievi thotë se dhjetëra pilotë janë të gatshëm për të luftuar me avionët luftarakë F-16.

Presidenti ukrainas, Zelensky tha se gjashtë fëmijë mbetën të vrarë në sulmin terrorist në Uman, dy ditë më parë. Në Twitter shkruan:

Gjashtë fëmijë u vranë në sulmin në Uman, mes 23 viktimave. Ata që përgatisin sulmet me raketa ruse duhet të dinë se do të jenë bashkëpunëtorë në vrasje. Kushdo që drejton dhe lëshon raketa, kontrollon avionë e anije terroriste, ata që japin urdhra, të gjithë janë terroristë e vrasës dhe të gjithë duhet të dënohen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FATMIRI QËLLOI HAKIUN"/ Dëshmia e Zylfie Haklajt për konfliktin me familjen Hoxha
Previous article FATI I KEQ NDJEK SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet në stërvitje në momentin më të mirë

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT