• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SENATI JEP “OK”/ David Kostelancik, ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri
Home
Politikë

SENATI JEP “OK”/ David Kostelancik, ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri

28 April, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Senati amerikan ka miratuar ditën e sotme kandidaturën e diplomatit David Kontelancik për të qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ai ka një karrierë të gjatë në diplomaci dhe ka punuar më herët edhe në Ambasadën amerikanë në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore në fundin e muajit mars, Kostelancik u shpreh se është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në Shqipëri, bazuar në eksperiencës 30 vjeçare dhe dëshira e madhe për të përforcuar partneritetin SHBA- Shqipëri.

Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të SHBA luftën ndaj korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Biografia

David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në Ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Para emërimit si ambasador, i shërbente si këshilltar për Politikën e Jashtme i shefit të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare, ku ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBRETËRIA E BASHKUAR FIRMOS MARRËVESHJEN ME VARSHAVËN/ Sigurohen 1.9 miliardë euro sisteme mbrojtëse për Poloninë
Previous article "DO T'I HEDH TRUTË NË ERË"/ Rrëfehet avokatja që u mor peng në zyrën e saj në Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3 Aktualitet

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT