• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO T’I HEDH TRUTË NË ERË”/ Rrëfehet avokatja që u mor peng në zyrën e saj në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO T’I HEDH TRUTË NË ERË”/ Rrëfehet avokatja që u mor peng në zyrën e saj në Korçë

28 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 74-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Nikollaq Çango, ka marrë për rreth katër orë peng nën kërcënimin e armës, në zyrën e saj avokaten Entela Dvorani.

Nga burimet bëhet e ditur se në momentin që ai ka mbërritur në zyrën e Dvoranit, filloi t’i kërkonte llogari mbi ecurinë e një procesi gjyqësor për të cilën përfaqësuese kishte zgjedhur këtë avokate.

Sipas burimeve konfirmohet se çështja me karakter civil ka 5 vite në Gjykatën e Lartë dhe kjo ka krijuar indinjatën tek i moshuari duke e shtyrë deri në aktin e pengmarrjes.

Menjëherë pas denoncimit të avokates, blutë e Korçës kanë sekuestruar armën e të moshuarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, në një intervistë për mediat, avokatja Entela Dvorani ka rrëfyer momentet nën kërcënimin e armës, duke treguar se i moshuari e kishte kërcënuar me jetë.

Sipas saj 74-vjeçari ishte në një gjendje të rënduar psikologjike, aq më tepër që për një periudhë të gjatë kohore nuk i është caktuar në Gjykatën e Lartë asnjë datë për shqyrtimin e çështjes, në një kohë kur prona e tij është e zaptuar.

“Secili nga ne është i pambrojtur. Pas pandemisë njerëzit më duket, ose është vërtetë kështu kanë pësuar një çrregullim mendor. Ai kërkoi nga unë dje me pistoletë që të bëja një kërkesë siç donte ai, që një avokat nuk e bën.

E kishte bërë vetë, e kishte bërë në Gjykatë Administrative gjyqtari me të drejtë duke i thënë ai emrin tim ma dërgoi edhe më tha Entela çfarë është kjo?

Sepse aty ishte një moment Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që sot është Agjencia e Kadastrës Shtetërore, kishin një kërkesë që konkludon prej vitin 2013 që nuk mund të hidhet më në gjyq, ai e kishte hedhur në emrin tim. Vinte dje dhe më thoshte shkruaj si të them unë se do t’i hedh trutë në erë. Në dorë kishte një armë e plotë, më goditi në gjoks tek dera, doja të dilja sepse ka ardhur katër orë dje këtu.

U mundova ta sqaroja por më tha do të vras sepse je kokëfortë dhe nuk pranon të bësh atë që them unë, nuk të mbushet mendja.

Por nuk mund të bëj një kërkesë jo ligjore të ngarkon gjykatën, ka qenë vetëm një vit klienti im 2014-2015, në 2016 i ka kaluar çështja gjykatës së lartë.

Dy shkallët e para që janë ndjekur nga unë i ka fituar, afati kohor që po e mban që nga marsi i 2016 deri tani, ka tetë vjet, ai ka të drejtë, do vendimin të regjistrohet në Hipotekë sepse shtëpinë e tij e ka marrë dikush tjetër që ka ndërtuar pa leje, Ai është jashtë jeton në Follorinë. Këta e kanë paraqitur sikur ka bërë një kontratë false dhurimi. Ajo kontratë u nxor e pavlefshme.

Çështja është në Gjykatën e Lartë dhe data nuk ka dalë ende ndërsa prona e tij është uzurpuar.
Koha e gjatë e pritjes solli revanshin e tij. ka ardhur edhe në 2019 dhe ka pyetur, pas pandemisë është rënduar.

I bëra një kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të gjendjes së tij shëndetësore, por nuk u mor parasysh. Ai ka qenë në zyrën time që nga ora 11 pa 10 deri në 15:30 që mbaroi gjithçka. Po të mos ishte policia do rrija akoma sepse një ditë më parë kam harxhuar 4 orë duke e sqaruar.

Më tha ti mundësh por nuk do ta bësh. Arrita të dërgoj mesazh e të lajmëroj dikë vetëm në momentin që ai u shpërqendrua nga një kliente që erdhi në zyrë.

Për vdekjen nuk ndjej frikë, por nëse do të ishte vajza ime këtu, apo kolegët e mi të rinj, nuk dua askush ta provojë atë ndjesi. Të gjithë që kryejnë një shërbim publik duhet të jenë vigjilentë e të mbrojtur”, tha avokatja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SENATI JEP "OK"/ David Kostelancik, ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri
Previous article DEA APO EFI, KUSH HUMBI NDJEKËS? Zbuloni çfarë ka ndodhur me “Instagram”-in e banorëve të BB VIP

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar... Aktualitet

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT